28.04.2021

Ministrja Shahpaska me rastin e 28 Prillit - Ditës Botërore për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë: Investimi në sisteme të fuqishme dhe të përshtatshme të SSHP, të cilat do t’u përgjigjen sfidave eventuale për shëndetin dhe sigurinë në punë është thelbësore

Me rastin e 28 Prillit - Ditës Botërore për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale së bashku me Këshillin për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, organizuan ngjarjen online me të titull: “Le të investojmë tani në sisteme të forta dhe fleksibile për SSHP”. Në këtë ngjarje morën pjesë përfaqësues të Këshillit për Siguri dhe Shëndet në Punë, nga Organizata Ndërkombëtare e Punës, Inspektorati Shtetëror i Punës, Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë, Organizata e Punëdhënësve dhe Instituti i Imunologjisë dhe Gjenetikës Humane.
 
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska në fillim të fjalës së saj shprehu kënaqësinë për pjesëmarrjen në këtë ngjarje të rëndësishme, me të cilën edhe këtë vit vendi ynë i bashkohet nismës ndërkombëtare globale, mbështetur nga Organizata Ndërkombëtare e Punës, për të shënuar 28 Prillin - Dita Botërore për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë.
“Shënimi i 28 Prillit duhet të na inkurajojë të gjithëve që të punojmë së bashku dhe të rrisim ndërgjegjësimin publik për sigurinë dhe shëndetin në punë, sepse të gjithë së bashku e ndajmë përgjegjësinë dhe detyrimin për të punuar dhe për të parandaluar fatkeqësi, vdekje, lëndime dhe sëmundje që ndërlidhen me punën. Se sa e rëndësishme dhe e nevojshme është kjo, na tregoi, ndër të tjera, edhe kjo pandemi me të cilën jemi duke jetuar tashmë për të dytin vit radhazi”, tha ministrja Shahpaska.
Ajo vuri në dukje se që nga fillimi u tregua se pandemia ka ndikim të fortë në pothuajse të gjitha aspektet e punës.
“Jemi dëshmitarë se të gjithë punëtorët, punëdhënësit, bizneset, sektorët, institucionet etj., janë prekur fuqimisht në mënyra të ndryshme nga kjo krizë shëndetësore, si dhe nga masat e domosdoshme të ndërmarra për të parandaluar përhapjen e infeksionit, kurse rreziku dhe parandalimi i infektimit të punëtorëve solli në një numër ndryshimesh në mënyrën dhe zhvillimin e punës në ndërmarrje, punën më intensive nga shtëpia, punën në distancë, ndërrime, rotacione të të punësuarve etj”.
 
Ajo theksoi se kjo është një kohë shumë e vështirë dhe e komplikuar kur ne po përballemi me një rrezik serioz për shëndetin dhe jetën tonë, kurse punëtorët dhe punëdhënësit po përballen me sfida të mëdha dhe të papritura.
“Prandaj, vlerësoj se të gjithë do të pajtoheni që mbrojtja e shëndetit të punëtorëve dhe popullatës në tërësi, në këtë periudhë ishte dhe mbetet prioriteti ynë i përbashkët kryesore”, tha Shahpaska.
Përveç kësaj, shtoi ajo, ndërmarrja e masave të duhura në fushën e sigurisë dhe shëndetit  në punë luan një nga rolet më të rëndësishme në parandalimin e përhapjes së infeksionit dhe, me këtë, edhe në mbrojtjen e shëndetit të punëtorëve dhe popullatës dhe në përgjithësi të tërë popullatës.
“Është konfirmuar se është thelbësore që të investohet vazhdimisht në sisteme të forta, të adaptueshme të SSHP, të cilat do të jenë në gjendje t'’u përgjigjen rreziqeve aktuale dhe atyre të ardhshme eventuale, rreziqeve dhe sfidave për shëndetin dhe sigurinë në punë”, tha Shahpaska.
Ajo theksoi se në këtë periudhë ka kategori të caktuara të punëtorëve të cilët përballen me rreziqe të rritura ndjeshëm të transmetimit dhe përhapjes së infeksionit, sepse janë vazhdimisht në ‘vijat e para’ duke iu përgjigjur pandemisë ose në situata dhe kushte të ekspozimit të drejtpërdrejtë të rritur.
“Këta janë mbi të gjitha punonjësit tanë shëndetësorë, por edhe punonjësit në dyqane, punonjësit e sporteleve, punëtorët që punojnë në ofrimin e shërbimeve komunale dhe shërbime të tjera thelbësore, punëtorët që punojnë në vende me përqendrim dhe frekuencë të rritur të njerëzve, inspektorët që punojnë çdo ditë në terren. policia, etj”, tha Shahpaska.
Ajo shprehu respekt dhe mirënjohje të madhe për të gjithë punëtorët, sidomos punëtorët shëndetësorë, por edhe të tjerët, të cilët edhe në këto kushte pandemie pa u lodhur i kryejnë detyrat e tyre të punës, duke u kujdesur për shëndetin dhe mirëqenien tonë.
“Në fund, më lejoni edhe njëherë t’ju uroj 28 Prillin - Ditën Botërore të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë të gjithë juve që jeni duke punuar dhe kontribuar në mënyrë aktive në këtë fushë, me shpresën se kjo krizë e shkaktuar nga pandemia e COVID-19 me forca dhe përpjekje të përbashkëta dhe në një të ardhme shumë të afërt, ne më në fund do të jemi në gjendje ta mposhtim atë”, porositi Shahpaska.
Ajo shprehu bindjen se nga kjo betejë rraskapitëse dhe e gjatë do të dalim edhe më të fortë, me vetëdije shumë më të lartë, me shumë mësime të nxjerra dhe gatishmëri për të punuar së bashku edhe më me përgjegjësi për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të shëndetshëm të punës për punëtorët tanë. Të vetëdijshëm se ngritja e kulturës parandaluese në vendin e punës dhe përmirësimi i sigurisë dhe shëndetit në punë në situata të tilla krize apo të ngjashme, është faktor kryesor që kontribuon në sistemin e shëndetit publik dhe mbrojtjen e popullatës në tërësi.​

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.