21.4.2021

Ministrja Shahpaska mori pjesë në Forumin online për Ballkanin Perëndimor: Dialog i nivelit të lartë mbi ndikimin socio-ekonomik të pandemisë tek romët e ndjeshëm në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska sot mori pjesë në Forumin virtual për Ballkanin Perëndimor: Dialog i nivelit të lartë mbi ndikimin socio-ekonomik të pandemisë tek romët e ndjeshëm në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi, bashkë-organizuar nga Komisioni Evropian , Banka Botërore, Këshilli i Evropës dhe UNDP dhe ku morën pjesë përfaqësues të këtyre institucioneve dhe ministra nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

 

Lidhur me temën që ishte subjekt i dialogut të sotëm të nivelit të lartë, ministrja Shahpaska theksoi se Qeveria dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale kanë një qëllim të përbashkët - një shoqëri të barabartë për të gjithë. Të gjitha masat dhe çdo politikë, shtoi ajo, janë krijuar në mënyrë që të sigurojnë mundësi të barabarta për të gjithë, me theks të veçantë në kategoritë më të ndjeshme të qytetarëve, siç janë romët, në mënyrë që të fitojnë mundësi të barabartë për progres dhe integrim në shoqëri.

“Romët janë pjesë e të gjitha masave qeveritare që u miratuan në mënyrë që të ballafaqohen me krizën e shkaktuar nga pandemia me COVID 19. Konkretisht, me paketën e fundit e pestë të masave anti-krizë parashihet mbështetje financiare për sipërmarrësit Romë duke krijuar një ‘Fond Meching për Sipërmarrje për romët’. Vlera e kësaj mase është 123 milionë denarë për vitin 2021, dhe kryesisht është dedikuar për mikro dhe ndërmarrje të vogla që kanë rreziqe në punën e tyre. Gjithashtu, qëllimi është që një pjesë e madhe e kësaj kategorie të cenueshme të qytetarëve të marrin mbështetje financiare në mënyrë që të zyrtarizojnë veprimtarinë e tyre”, tha Shahpaska.

Ajo vuri në dukje se Agjencia e Punësimit e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh për rritjen e punësimit dhe punësimin e të papunëve romë si një ndër kategoritë e rrezikuara në tregun e punës.

Gjatë kësaj, ajo e theksoi bashkëpunimin me UNDP-në si shumë të rëndësishëm, duke veçuar programin “Aceder”, që është duke u realizuar tashmë dy vite me radhë e që ky program është fokusuar në mbështetjen e pjesëtarëve të komunitetit rom për akses në punësim dhe rritjen e punësimit të tyre, me qëllim që të përmirësohet inkluzioni dhe barazia sociale e romëve në vend.

“Deri me tani kemi shënuar rezultate të shkëlqyeshme, prej vitit 2007 me mbështetjen e UNDP-së, mbi 210 biznese të reja janë themeluar nga sipërmarrësit romë në kuadër të Programit për vetëpunësim, i zbatuar së bashku  me UNDP-në dhe partnerët sociale”, tha Shahpaska.

Gjatë kësaj, ajo e theksoi rëndësinë e angazhimit aktiv dhe të hershëm të autoriteteve lokale dhe OJQ-ve lokale në bashkë-dizajnimin e programeve lokale dhe implementimin e ndërhyrjeve në nivel lokal.

“Qendrat për punë sociale, përmes reformës sociale, posaçërisht përmes case management, u mundësojnë njerëzve nga grupe të cenueshme shoqërore që të përfshihen më lehtë në veprim shoqëror. Përmes 8 qendrave informative rome, të cilat kanë angazhuar profesionistë në Qendrat për Punë Sociale, romët i adresojnë pyetjet dhe problemet e tyre në mënyrë institucionale”, tha ministrja Shahpaska.

Ajo theksoi se përmes tyre ofrohen udhëzime dhe informata të drejtpërdrejta nga Agjencia e Punësimit e Republikës së Maqedonisë së Veriut rreth asaj se cilat masa dhe programe aktive nga Plani Operativ mund të shfrytëzohen dhe kështu të përfshihen në tregun e punës.

“Në vitin 2020 në kuadër të shërbimit Aktivizimi i romëve të papunë dhe të tjerëve me rrezik nga përjashtimi social, 4200 njerëz u bashkuan me ekipin e mentorëve - roli i të cilëve ishte t’i motivojnë dhe t’i informojnë rregullisht për mundësitë e punësimit ose për të përmirësuar kapacitetin e tyre të punësimit. Aktivitetet me personat romë të papunë u realizuan përmes pjesëmarrjes së APRMV në zbatimin e Strategjisë për Romët në Republikën e Maqedonisë së Veriut 2014-2020, realizimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Punësim 2016-2020, projektin ‘Integrimi i Romëve 2020’, bashkëpunim dhe aktivitete me institucione të tjera dhe përmes pjesëmarrjes në aktivitete të përbashkëta për të informuar të papunët”, tha Shahpaska.

Ministrja theksoi se “lojtar” tjetër thelbësor janë organizatat joqeveritare bazuar në faktin se ato kanë pozicion unik për të arritur familjet më të margjinalizuara dhe më të pafavorizuara, për të siguruar mbështetje të personalizuar, si dhe për të shoqëruar të ndjeshmit në çdo hap të procesit të fuqizimit ekonomik dhe përfshirjes sociale të të kthyerve.

“Në fund të ditës, të gjithë ne përpiqemi të përmirësojmë jetesën e njerëzve në vendet tona dhe, nganjëherë, vetëm një histori në ditë na jep entuziazëm për të vazhduar përpjekjet tona”, tha Shahpaska.​

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.