Ministrja Shahpaska në panel diskutimin: “Mekanizmat ligjorë për rregullimin e marrëdhënieve të punës në kushtet e pandemisë së shkaktuar nga COVID 19: leksionet që i kemi mësuar dhe ato që duhet t’i marrim”

“Pandemia e COVID 19 nuk është vetëm krizë shëndetësore, por krizë serioze socio-ekonomike dhe psikologjike, për shkak të së cilës u ballafaquam me sfidën se si ta trajtojmë atë në mënyrën më të mirë, pa pasur implikime për shëndetin tonë, si dhe por pa pasur ndikim negativ në funksionimin normal të ekonomisë”, tha ministrja Shahpaska në seancën e dytë të ciklit të dytë të Grupit të Punës -2, Politika Sociale dhe Punësimi, që vepron në kuadër të Konventës Kombëtare për Bashkimin Evropian në R. e Maqedonisë së Veriut (NKEU -MK), i titulluar: “Mekanizmat ligjorë për rregullimin e marrëdhënieve të punës në kushtet e pandemisë së shkaktuar nga COVID 19: leksionet që i kemi mësuar dhe leksionet që duhet t’i marrim”.

 

“Për ne si Qeveri dhe ministri kompetente në periudhën e kaluar dy prioritete i kishim me rëndësi: ruajtja e çdo pune në kushtet e pandemisë dhe kujdesi për kategoritë më të ndjeshme të qytetarëve”, nënvizoi Shahpaska. Ajo iu referua sfidave në periudhën kur shumë sektorë u mbyllën plotësisht, si hotelieria, turizmi dhe transporti dhe përpjekjet e Qeverisë, e cila në një kohë ishte teknike, duke prezantuar politika dhe masa adekuate për të siguruar tejkalimin më të lehtë të periudhës së vështirë.

Ministrja foli gjithashtu edhe për mbylljen e kopshteve të fëmijëve dhe shkollave si pjesë e politikës qeveritare për të mbrojtur popullsinë nga përhapja e pandemisë, por edhe për fleksibilitetin e kryerjes së detyrave të punonjësve që punojnë nga shtëpia - si një koncept i ri i imponuar nga pandemia dhe si përvojë që do të përfshihet edhe në Ligjin e ri për marrëdhëniet e punës.

“Qeveria krijoi katër pako të masave për tejkalimin më të lehtë të krizës, si: mbështetja në pagesën e pagave në kompanitë dhe qasja e lehtësuar në kredi pa interes, që kanë për qëllim ruajtjen e vendeve të punës, si dhe mbështetje financiare për ata që humbën vendet e tyre të punës gjatë kësaj periudhe”, tha ministrja Shahpaska. Ajo gjithashtu foli edhe për qasjen e lehtësuar të qytetarëve në të drejtat sociale, respektivisht në sistemin e mbrojtjes sociale dhe e theksoi suksesin e reformës sociale që i adreson nevojat e kategorive më të ndjeshme të qytetarëve.

 

“Në këtë periudhë kishte realizim të lartë të programeve dhe masave aktive të punësimit që Ministria e Punës dhe Politikës Sociale i zbaton me Agjencinë e Punësimit”, theksoi Shahpaska. Ajo theksoi se Plani i ri Operativ  për vitin 2021 u krijua me dy masa shtesë, edhe atë për të mbështetur vetëpunësimin dhe formalizimin e bizneseve ekzistuese në kushte të COVID 19 dhe punësimin dhe rritjen e subjekteve juridike që krijojnë vende të reja pune.

Ajo theksoi se edhe në kohë krize nuk u lejua rënie e pagës minimale, por, përkundrazi ajo u rrit në 15,000 denarë, si dhe pati rritje të pagës mesatare. Gjatë kësaj, e potencoi papunësinë që, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2019 dhe të njëjtin tremujor të vitit 2020, u ul me 0.6%.

Ministrja foli edhe për atë se në periudhën e kaluar u ndoqën me vëmendje të madhe edhe sfidat me të cilat përballen punëdhënësit, por edhe respektimi i të drejtave të punëtorëve.

“Le të mësojmë nga përvojat negative, por edhe nga përvojat pozitive që i imponoi pandemia”, porositi ministrja Shahpaska në fund të fjalës së saj. 

 

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.