Ministrja Shahpaska u takua me drejtoreshën e Fondit të SPIM Jovanovska: Sistemi i qëndrueshëm pensional është prioritet për Qeverinë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda, Shahpaska, sot ka zhvilluar takim me ushtruesen e detyrës drejtoreshë e Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Republikës së Maqedonisë së Veriut Biljana Jovanovska, ku u bisedua mbi nevojën për bashkëpunim të vazhdueshëm midis dy institucioneve si parakusht për një sistem funksional dhe të qëndrueshëm pensional.

“Një sistem funksional dhe i qëndrueshëm pensional, që nënkupton pagesa të rregullta dhe me kohë të pensioneve, si dhe përkujdesje për pensionistët aktualë, por edhe për të gjithë ata që kanë paguar kontribute pensionale gjatë gjithë jetës së tyre të punës, për të qenë në gjendje të jetojnë në mënyrë të denjë në ditët e pensionit është prioritet i kësaj Qeverie. Kujdesi për pensionistët dhe të drejtat e tyre është veprim i përbashkët dhe kjo është arsyeja pse është e nevojshme që komunikimi të bëhet në nivel ditor”, theksoi ministrja Shahpaska.

Ajo vuri në dukje se për të mbrojtur pensionistët nga virusi COVID-19, pagesa e parakohshme e pensioneve do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme, e cila paguhet për disa ditë sipas shumës së pensionit.

Drejtoresha Jovanovska e informoi ministren Shahpaska se janë duke u zhvilluar disa procese në kuadër të Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor që do të mundësojnë zgjidhjen më të shpejtë dhe më efikase të lëndëve në lidhje me vlerësimin e aftësisë për punë, pastaj për lëndimet trupore, për pensionet invalidore, si dhe për orarin e shkurtuar të punës.

Për shkak të pandemisë COVID-19 dhe për shkak të arsyeve të caktuara objektive që u shfaqën tek disa nga anëtarët e Komisionit për vlerësimin e aftësisë për punë, në periudhën e kaluar kishte një vonesë të caktuar në zgjidhjen e lëndëve.

Ministrja Shahpaska theksoi se çdo lëndë (rast) paraqet një fat njerëzor dhe se kjo çështje duhet të tejkalohet sa më shpejt që të jetë e mundur.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.