MPPS mori pjesë në përgatitjen e Rekomandimit të Këshillit të Evropës për respektimin e të drejtave të njeriut në kohë krize, me fokus të veçantë për grupet e cenueshme

Komiteti i Përhershëm për Luftën kundër Diskriminimit, Diversitetit dhe Përfshirjes (Steering Committee on Anti-Discrimination, Diversity and Inclusion  (CDADI), që u krijua nga Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës në vitin 2019, miratoi sot “Rekomandimin e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës për respektimin e barazisë dhe mbrojtje nga diskriminimi dhe urrejtja gjatë Covid-19 dhe kriza të ngjashme në të ardhmen”, që pritet të miratohet nga Komiteti i Ministrave në seancën që do të mbahet në maj të këtij viti.

 

Me këtë rekomandim përcaktohen masat që duhet të sigurohen nga shtetet-anëtare në kohë krize, e që kanë të bëjnë me respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, barazinë dhe mosdiskriminimin, veçanërisht për grupet e cenueshme.

Qëllimi i rekomandimit është të inkurajohen shtetet-anëtare që, në kohë krize, të miratojnë  masa specifike për të ruajtur barazinë dhe mbrojtjen e personave që u përkasin grupeve të cenueshme nga diskriminimi dhe urrejtja dhe për të përmbushur detyrimet e tyre pozitive që rrjedhin nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe detyrimet e tjera ndërkombëtare.

Rekomandimi gjithashtu përfshin mbrojtjen dhe qasjen në shërbime dhe përfitime, me anë të të cilave secili vend duhet të sigurojë që grupet e cenueshme të mbrohen dhe të kenë akses në shërbime në kohë krize. Sipas Rekomandimit, shtetet-anëtare duhet të ndërmarrin masa efektive për të siguruar që personat që u përkasin grupeve të cenueshme të kenë qasje të barabartë dhe efektive në kujdesin shëndetësor, arsim, punësim dhe mbrojtje në vendet e punës, në mbrojtje sociale, mbrojtje nga dhuna në familje dhe nga dhuna me bazë gjinore, qasje efektive në drejtësi etj. Këto shërbime duhet të jenë të arritshme edhe kur nuk janë në gjendje të përdorin media digjitale për të aplikuar për to.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale mori pjesë drejtpërdrejt përmes përfaqësueses së saj, Gjulten Mustafova, udhëheqëse e Sektorit për mundësi të barabarta, në përgatitjen e këtij instrumenti të rëndësishëm ndërkombëtar, që do të mbështesë të gjitha vendet anëtare të Këshillit të Evropës në respektimin e të drejtave të njeriut në kohë krize dhe gjendje të ngjashme.

Prioriteti kryesor i Qeverisë së RMV-së dhe MPPS-së është respektimi i të drejtave të njeriut dhe avancimi dhe mundësimi i zbatimit efektiv të ligjeve dhe dokumenteve të tjera strategjike në përputhje me standardet ndërkombëtare.​

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.