29.04.2021

Projekti “Shërbimi Online” ofron mbështetje në distancë për fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara

Shoqata e Teknologjisë Asistive “Hapni Dritaret”, e nxitur nga pandemia Covid-19, me mbështetjen e UNICEF-it dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, këtë javë e filloi pilotimin e projektit “Shërbimi online”. Ky projekt-pilot është vazhdim i platformës shërbimi online, që funksionon me sukses tashmë një vit dhe ofron mbështetje në distancë për fëmijët me aftësi të kufizuara të moshës nga 2 deri në 15 vjeç nga i gjithë vendi.

 

“Të motivuar nga suksesi i platformës tonë Shërbimi online, mbështetur nga UNICEF-i përmes të cilës në 12 muajt e kaluar kemi përfshirë 228 përfitues, 43 prej tyre me sukses i kanë kaluar vështirësitë, kurse 185 të tjerët ende janë në platformë dhe punojnë aktivisht me edukatorët dhe logopedët tanë, kurse nga ana tjetër pas promovimeve të realizuara dhe tryezave të rrumbullakëta, ku morën pjesë përfaqësues të qendrave ditore, kopshteve dhe institucioneve, vendosëm që modeli ynë i punës nga distanca mund të jetë formë e dobishme edhe për institucionet tjera, para së gjithash qendrat ditore dhe kopshtet. Prandaj, sërish, në bashkëpunim me UNICEF-in dhe me mbështetjen e MPPS-së, fillojmë projektin pilot ‘Shërbimi Online’ i cili do të përfshijë një numër më të madh kopshtesh dhe qendrash ditore që do të sigurojnë mbështetje në distancë për fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara të përfshirë në to. Kjo platformë për sigurimin e mbështetjes në distancë nuk paraqet përjashtim komplet të punës me prani fizike, por është një formë e kompletuar online e punës që do të sigurojë vazhdimësi të punës me fëmijët me aftësi të kufizuara me profesionistët. Platforma, e cila do të testohet nga profesionistët e më shumë kopshteve dhe qendrave ditore në vend, ka potencial të shfrytëzohet edhe kur nuk ka pandemi, me atë që shërbimet e qendrave ditore të të profesionistëve të kopshteve do të mund të ofrohen edhe të atyre fëmijëve me pengesa dhe familjeve të tyre që jetojnë në mjedis rural ose për shkak të gjendjes shëndetësore nuk janë në gjendje që fizikisht të jetë të pranishëm në qendrën ditore/kopsht”, thonë nga shoqata “Hapni dritaret”.

Ky projekt pilot zbatohet në 3 faza, edhe atë:

Këtë javë filloi zbatimi i trajnimeve njëditore për përdorimin e platformës për profesionistë nga kopshtet dhe qendrat e kujdesit ditor, si dhe ligjëratë informative për Qendrat për Punë Sociale dhe autoritetet lokale;

Pastaj, nga fillimi i majit deri në fillim të gushtit vijon periudha 12 javore e inkubacionit, gjatë së cilës profesionistët e trajnuar do të përdorin platformën, dhe ata janë të mentoruar nga Shoqata “Hapni Dritaret”;

Dhe, në fund, vjen periudha e evaluimit ku do të vlerësohen përfitimet e kësaj pune online për profesionistët dhe fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara.

Përmes linkut në vijim mund të vizitoni platformën tonë për të mësuar më shumë rreth saj: https://servisnasluzba.mk/

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.