Qendër e re për fëmijët në rrezik dhe Qendër e Pranimit për fëmijët-kalimtarë në kuadër të IP për kujdesin ndaj fëmijëve me probleme edukative-sociale dhe sjellje të çrregulluar

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, sot ka vizituar Institucionin Publik për kujdesin ndaj fëmijëve me probleme edukativo-sociale dhe sjellje të çrregulluar, ku për momentin në fazën përfundimtare është rindërtimi i një pjese të këtij objekti.

Në fakt, brenda këtij Institucioni Publik, së shpejti do të fillojnë të funksionojnë Qendra për Fëmijë në Rrezik dhe një Qendër Pranimit për Fëmijët-kalimtarë.

Qendra për Fëmijët në Rrezik do të sigurojë ndihmë, mbrojtje, socializim dhe mbikëqyrje, duke aplikuar trajtim psiko-social të përshtatshëm, afatshkurtër dhe intensiv. Qendra në periudhën më të shkurtër kohore, duke aplikuar metoda intensive, duhet të ketë një ndikim pozitiv në personalitetin dhe sjelljen e fëmijës, për të zgjidhur problemet e tij themelore zhvillimore, për të tejkaluar pasojat, për të vepruar në zhvillimin e potencialeve të tij, me qëllim të integrimit të tij të suksesshëm në mjedisin shoqëror.

 

Në Qendrën Ditore për Fëmijët-kalimtarë do të:

- sigurohet mbrojtja e fëmijëve në rrezik nga mosha 7 deri në 18 vjeç, të cilët për arsye të ndryshme janë larguar nga shtëpitë e tyre ose institucionet për mbrojtje sociale dhe janë gjendur në situatë të rrezikut social;

- sigurohet kujdesi i nevojshëm për fëmijët në rrezik dhe përcaktimi i identitetit të tyre;

- zbulohen arsyet që e kanë sjellë fëmijën në atë gjendje dhe dorëzimi tek organi i kujdestarisë, prindi ose organet e MPB-së dhe njoftimi i Qendrës kompetente për Punë Sociale;

- formohet qendër edukative për prindërit e fëmijëve në rrezik.

 

Strehimi i fëmijëve në këtë Qendër do të zgjasë deri në 7 ditë dhe, në raste të jashtëzakonshme, edhe më shumë. Për rastet e tilla të jashtëzakonshme, pas përfundimit të ditës së shtatë, njoftohet Qendra për Punë Sociale. Pranimi i fëmijëve në këtë Qendër do të kryhet me propozim të organeve të punëve të brendshme, qendrave për punë sociale dhe organeve shtetërore dhe organizatave të tjera.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, përmes procesit të deinstitucionalizimit – si pjesë e reformës sociale, ka siguruar strehimin dhe jetesën e të gjithë fëmijëve në institucionet e mëdha në shtëpi me grupe të vogla.

Në këtë mënyrë, fëmijëve me probleme edukativo-sociale dhe fëmijëve në konflikt me ligjin u sigurohet mjedis i sigurt jetese, qasje e organizuar profesionale në mënyrë që të ndryshojnë sjelljen atipike për një zhvillim sa më të mirë dhe pozitiv, zhvillimin maksimal të potencialeve dhe nevojave të tyre, si dhe si përfshirje në sistemin edukativo-arsimor.​

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.