Shahpaska: Dialogu është i hapur, qëllimi është i qartë - e diela do të jetë ditë jopune, punëtorët kanë të drejtë për të ardhura dhe pushim dinjitoz

 

Barazia për të gjithë dhe mbrojtje më e madhe e të drejtave të punëtorëve janë çështjet me prioritet të kësaj qeverie. Si rrjedhojë, zgjidhja ligjore cilësore që e diela të jetë ditë e pushimit javor është thelbësore.

Partnerët social pajtohen që duhet të ketë përjashtime, por vetëm në veprimtari të caktuara dhe vetëm tek ata punëdhënës ku procesi i punës është i një natyre të tillë që nuk mund të ndërpritet për shkak të procesit tekniko-teknologjik dhe nevojës për vazhdimësi. Për punëtorët që do të punojnë të dielën, përveç shtesës së përshtatshme të pagës për punë në ditë të pushimit javor në përputhje me ligjin dhe marrëveshjen kolektive, u takon edhe një ditë pushimi që do ta shfrytëzojnë në një ditë tjetër brenda javës.

 

Në seancën e sotme, Këshilli Ekonomik-Social vazhdoi me diskutimin mbi projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për marrëdhënie pune, i cili rregullon që e diela të jetë ditë për pushim javor.

Dialogu trepalësh ka për qëllim sigurimin e zgjidhjes më të mirë dhe më të pranueshme dhe arritjen e një qëllimi thelbësor  - që e diela të jetë ditë e pushimit javor, respektivisht një mundësi për të përmirësuar barazinë sociale dhe mirëqenien e të gjithë qytetarëve, si dhe për të rritur produktivitetin e punëtorëve dhe punëtoreve.

Mbi versionin e punës të zgjidhjes së propozuar ligjore, përveç zëvendëskryeministrit Fatmir Bytyqi dhe anëtarëve të KES, mendimin e tyre e dhanë edhe përfaqësuesit e Inspektoratit Shtetëror të Punës, duke shprehur angazhimin e tyre të vendosur se zbatimi i zgjidhjes së  projektligjit për të dielën si ditë pushimi do të jetë prioritet i lartë i tyre.

 

Qëllimi i projektligjit është të mundësojë një shtet social të drejtë në të cilin garantohet cilësia, sasia dhe dinjiteti në jetën private të secilit individ që merr pjesë në tregun e punës.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.