10.05.2021

Shahpaska: Është shumë e rëndësishme që të gjithë t’i qasemi procesit të vaksinimit, në mënyrë që të dalim nga pandemia sa më shpejt dhe të kthehemi në përgjegjësitë tona të përditshme

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, sot në Pikën e vaksinimit në Sallën Sportive “Boris Trajkovski” e mori dozën e parë të vaksinës për mbrojte nga koronavirusi. Në prononcim për media, ajo theksoi se është detyrë qytetare për të gjithë që t’i qasemi procesit të vaksinimit, në mënyrë që të dalim nga pandemia sa më shpejt që të jetë e mundur dhe të kthehemi në përgjegjësitë tona të përditshme.

 

“Sapo e mora vaksinën e parë kundër Covid-19. Është detyra jonë qytetare të gjithë ne si qytetarë t’i qasemi procesit të vaksinimit. Në këtë mënyrë, secili prej nesh fiton imunitet specifik kundër koronavirusit. Nëse një numër i madh i qytetarëve, nëse të gjithë ne vaksinohemi, atëherë edhe imuniteti kolektiv do të jetë më i lartë”, deklaroi Shahpaska.

Ajo theksoi se të gjitha vaksinat janë të kontrolluara dhe cilësore dhe u bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen.

 

“Më gëzon fakti që një numër i madh i qytetarëve tashmë kanë aplikuar për vaksinim, dhe ne si Qeveri me dinamikën e procesit të vaksinimit presim që deri në fillim të verës sa më shumë qytetarë të vaksinohen dhe kështu të fitohet imuniteti kolektiv”, tha Shahpaska.​

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.