Shahpaska: Janë legalizuar 55 shtëpi rome dhe nëntë janë rinovuar në Komunën e Vinicës, si pjesë e programit të BE IPA 2, vazhdojmë të kujdesemi për kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, së bashku me shefin e Sektorit për bashkëpunim në Delegacionin e BE-së në Shkup, Nikolla Bertolini dhe kryetarin e Komunës së Vinicës, Ivica Dimitrov, sot vizituan lagjen rome në Vinicë, për të inspektuar aktivitetet aktuale të projektit “Sigurimi i kushteve dinjitoze për banim për komunitetin rom në Komunën e Vinicës”,  si pjesë e Programit të Veprimit IPA II 2017.

“Ministria e Punës dhe Politikës Sociale është e përkushtuar në krijimin e politikave dhe aktiviteteve që duhet të zgjidhin problemet e kategorive më të rrezikuara të qytetarëve. Së bashku me Qeverinë e RMV-së, Komisionin Evropian - të përfaqësuar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në vendin tonë, jemi duke punuar në projekte për të përmirësuar dhe siguruar kushte më dinjitoze për banim për komunitetin rom”, theksoi ministrja Shahpaska.

Ajo theksoi se qëllimi i këtij projekti është legalizimi i shtëpive të 245 familjeve rome, nga të cilat ka përfunduar legalizimi i 55 shtëpive rome, 122 shtëpi janë në proces legalizimi dhe 68 kërkesa për legalizimin e shtëpive rome varen nga miratimi i ligjit të ri.

 

“Si komponent i dytë i këtij projekti është rindërtimi dhe përmirësimi i kushteve të jetesës së 22 shtëpive në këtë lagje, nga të cilat 9 janë përfunduar dhe financuar plotësisht nga ky projekt. Për më tepër, 622 banorë romë që jetojnë në këtë lagje do të përfshihen në planin e detajuar urbanistik të qytetit me kushte të përmirësuara infrastrukturore”, deklaroi ministrja Shahpaska.

Në vizitën e sotme në Komunën e Vinicës si pjesë e projektit “Sigurimi i kushteve dinjitoze për banim për komunitetin rom në Komunën e Vinicës" në komunë iu dorëzuan dokumentet për legalizimin e pronës disa banorëve të kësaj lagje nga ministrja Shahpaska, Z. Bertolini dhe kryetari i Komunës, Ivica Dimitrov.

 

Kryetari Dimitrov theksoi se përveç rinovimit të shtëpive të tyre, legalizimit të pronës, po punohet seriozisht në të gjithë infrastrukturën e lagjes, siç është rindërtimi tashmë i përfunduar i rrugës, ndriçimi solar i rrugëve dhe kontejnerët e grumbullimit  të mbeturinave.

 

Ideja dhe kërkesa për zbatimin e një projekti të tillë në vendin tonë është e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, mundësuar përmes programit të Komisionit Evropian IPA 2, kurse zbatues janë Komuna e Vinicës së bashku me OJQ “Çelim” nga Italia në bashkëpunim me Qendrën Rome të Resurseve nga komuna e Vinicës.​

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.