Shahpaska: Komuna e Bogovinës  e hapi kopshtin e saj të parë me kapacitet për 87 fëmijë, kujdesi për fëmijët është prioritet i ynë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, sot mori pjesë në hapjen e kopshtit të ri të fëmijëve “Jeta” në vendbanimin Kamjan, Komuna e Bogovinës.

 

Kopshti “Jeta” do të kujdeset për 87 fëmijë, të organizuar në 5 grupe edukative nga 0-6 vjeç. Një staf profesional tashmë është përgatitur për të, i cili do të kujdeset që fëmijët të marrin arsim cilësor parashkollor. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ndau 16,000,000.00 MKD si një grant për Komunën e Bogovinjes, në kuadër të zbatimit të Projektit të Përmirësimit të Shërbimeve Sociale të implementuar nga MPPS me mbështetjen e Bankës Botërore për ndërtimin dhe përshtatjen e objekteve ekzistuese.

Në këtë rast, bëhet fjalë për rindërtimin dhe përshtatjen e një ndërtese ekzistuese që në të kaluarën ishte një shkollë fillore, me shndërrimin e saj në një ndërtesë cilësore dhe efikase të energjisë, për kujdesin dhe edukimin e fëmijëve të moshës parashkollore.

“Ky është kopshti i tetë që ne si Qeveri e kemi hapur që nga fillimi i mandatit dhe në to janë përfshirë 752 fëmijë. Deri në fund të mandatit të kësaj Qeverie është planifikuar ndërtimi dhe rindërtimi i objekteve të reja me kapacitet për 1900 fëmijë të rinj. Vazhdojmë të realizojmë projeksionet tona, për të përfshirë 60% të fëmijëve në edukimin dhe arsimin parashkollor”, theksoi ministrja Shahpaska.

Kryetari i Komunës së Bogovinës, Albon Xhemaili shprehu mirënjohje të madhe për Ministrinë për këtë investim, i cili është edhe kopshti i parë në komunë dhe është i një rëndësie të veçantë për banorët e Kamjanit. Vetë emri "Jeta" theksoi kryetari i Komunës Xhemaili, do të thotë jetë në gjuhën maqedonase dhe simbolizon fillimin e jetës së fëmijëve për sa i përket socializimit të tyre dhe hyrjes në procesin edukativo-arsimor.

 

 

 

 

 



Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.