01.04.2021

Shahpaska: Kopshti i ri në Përdejci do të kujdeset për 20 fëmijë, është kopshti i njëmbëdhjetë i ri në shtatë muaj, për ne çdo fëmijë është i rëndësishëm

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, sot mori pjesë në hapjen zyrtare të objektit të ri “Razvigorçe” në IP “Detska Radost” në vendbanimin Përdejci, Komuna e Gjevgjelisë.

 

“Kopshti i ri ka kapacitet të kujdeset për 20 fëmijë. Mund të tingëllojë si numër i vogël, por mesazhi është shumë i rëndësishëm. Si ministri përkatëse dhe si Qeveri, investojmë seriozisht në kujdesin e çdo fëmije në territorin e të gjithë vendit tonë. Edhe fëmijët në Përdejci kanë të drejtë të përfshihen në procesin arsimor, dhe kështu të hyjnë të gatshëm në procesin arsimor”, deklaroi ministrja Shahpaska.

 

Shahpaska theksoi se Ministria e Punës dhe Politikës Sociale po investon seriozisht në ndërtimin e kopshteve të reja dhe zgjerimin e kapaciteteve ekzistuese, në mënyrë që të rrisë përfshirjen e fëmijëve në to. Kopshti “Razvigorçe” është kopshti i njëmbëdhjetë i ri në vetëm 7 muaj, duke siguruar kështu kujdes për 670 vende të reja shtesë.

Kryetari i Komunës së Gjevgjelisë, Sasho Pockov, tha se ky është një tjetër konfirmim i bashkëpunimit të shkëlqyeshëm midis pushtetit lokal dhe qendror, dhe me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale kujdesemi së bashku për të ardhmen e fëmijëve dhe më të rriturve. Gjatë kësaj, ai theksoi se ky nuk është projekti i vetëm i përbashkët i komunës me ministrinë, si dhe se ky bashkëpunim vazhdon edhe më tej.

“Vendbanimi Përdejci ka rreth 380 banorë dhe kapaciteti i kopshtit të ri prej 20 fëmijëve do të plotësojë tërësisht nevojat e banorëve të tij” tha Pockov.​

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.