Shahpaska: Ministria e Punës dhe Politikës Sociale vazhdon të mbështesë fuqimisht punën e Këshillit Kombëtar për Siguri dhe Shëndet në Punë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, sot u takua me kryetaren e Këshillit Kombëtar për Siguri dhe Shëndet në Punë (SSH), prof. dr. Çalovska dhe prof. dr. Karaxhinska Bislimovska, anëtare e Këshillit të SSHP.

Në takim u diskutua mbi rëndësinë, mënyrën e punës dhe funksionimin e Këshillit për Siguri dhe Shëndet në Punë, si organ më i lartë këshillues i ekspertëve i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

Përfaqësueset e Këshillit informuan për punën e deritanishme dhe aktivitetet e realizuara brenda Këshillit, që gjatë vitit të kaluar ishin kryesisht në shenjën e mbrojtjes dhe trajtimit të rreziqeve në lidhje me pandeminë COVID-19.

“Siguria dhe shëndeti në punë janë me rëndësi të madhe për ne si shoqëri, prandaj të gjithë duhet të punojmë së bashku për t’i avancuar edhe në kuptimin legjislativ, por edhe në zbatimin e të njëjtave”, nënvizoi ministrja Shahpaska.

Ajo e theksoi rëndësinë e përgatitjes së zgjidhjes së re ligjore për siguri dhe shëndet në punë, që duhet të përmbushë nevojat e një shoqërie moderne, ku siguria dhe shëndeti i punëtorëve qëndron lartë në agjendën e përparësive të saj.

Në takim u diskutua edhe mbi aktivitetet në lidhje me përgatitjen e Strategjisë së re dhe Planin e Veprimit për Siguri dhe Shëndet në Punë, duke pasur parasysh se periudha e vlefshmërisë së Strategjisë aktuale dhe PV po kalon dhe ato duhet të zëvendësohen me dokumente të reja strategjike. Roli i Këshillit në këto procese do të jetë vendimtar. Është e rëndësishme të merret parasysh se në të njëjtën periudhë tashmë po zhvillohet edhe përgatitja e Kornizës së re Strategjike të BE-së për SSHP për periudhën 2021-2027, që është e rëndësishme për ne si vend-kandidat për anëtarësim në Unionin dhe duhet ta kemi parasysh.

Ministrja nënvizoi se Ministria do të vazhdojë përpjekjet e saj për të avancimin e shëndetit të punëtorëve dhe sigurinë në vendet e punës, si dhe për parandalimin e fatkeqësive dhe sëmundjeve që lidhen me punën dhe vendet e punës.

Bashkëbisedueset e shprehën kënaqësinë për takimin e zhvilluar dhe mbështetjen e dhënë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale për këtë organ, që do të kontribuojë në dukshmërinë më të madhe të punës së Këshillit të SSHP, duke theksuar gatishmërinë e përbashkët për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në periudhën e ardhshme. ​

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.