21.1.2021

Shahpaska në “Brifingun e mëngjesit”: Vazhdojmë të luftojmë fuqishëm kundër dhunës dhe t’i inkurajojmë viktimat të flasin qartë dhe zëshëm

 

“Situata në vendin tonë po ndryshon në drejtim pozitiv, veçanërisht në vitet e fundit, sepse ne flasim shumë me zë të lartë për këto çështje, sepse të organizuar si institucione, si pushtet, si parlamentarë ne bëjmë gjithçka që kontribuon në gjendjen e dhunës, dhunës në familje, ngacmimit seksual, dhe që flasim publikisht, në mënyrë që të rritet ndërgjegjja publike, duke emëruar publikisht autorët e dhunës dhe duke e shënuar dhunën si një fenomen negativ në shoqëri”, potencoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska në emisionin “Brifingu i mëngjesit”, ku ka folur mbi temën e dhunës, parandalimin e saj, inkurajimin e viktimave për ta raportuar të njëjtën dhe çfarë mekanizma ka vendi ynë në luftën kundër të gjitha formave të dhunës.

Ministrja Shahpaska theksoi se situata po ndryshon, ashtu si edhe pozicioni i grave. Përmes përfshirjes së saj aktive në tregun e punës, në jetën publike dhe politike, në sektorin e biznesit etj.

“Ka ligje aktuale dhe ligje të miratuara në të kaluarën, me të cilat seriozisht kundërshtojmë çdo formë të dhunës. Është veçanërisht e rëndësishme të flitet qartë dhe me zë të lartë, përmes fushatave, madje edhe në nivel lokal, që do të adresojnë dhunën si fenomen negativ dhe t’i jepet mbështetje dikujt që e ka pasur këtë përvojë”, theksoi ministrja.

Ministrja theksoi se nuk është e turpshme që dikush ka qenë viktimë e dhunës, por përkundrazi, vetëm përmes ngritjes së zërit mundemi të gjithë së bashku të ndërhyjmë në njohjen dhe mbrojtjen nga dhuna. Në atë drejtim, është përpiluar aplikacioni mobil “Bëhu e sigurt”, në bashkëpunim me UNDP-në, përmes së cilit viktima mund të raportojë dhunën në mënyrë të thjeshtë dhe të shpejtë, të kërkojë ndihmë dhe të marrë informacione.

Si zgjidhje ligjore që ekzistojnë deri më tani në luftën kundër dhunës, Shahpaska e veçoi Ligjin për marrëdhënie pune, ku përfshinë mobingun dhe ngacmimin seksual, pastaj Kodin Penal, Ligjin për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi, si dhe zgjidhjen më të fundit ligjore Ligjin për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna ndaj grave dhe dhuna në familje – ligj ky që është mbështetur nga pushteti dhe opozita, zgjidhje ligjore që paraqet sistem të unifikuar me baza të të dhënave në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, me të dhëna nga institucione të ndryshme.

Lidhur me rastet e denoncuara, ministrja e prezantoi numrin e rasteve të dhunës  nga viti i kaluar për periudhën Janar – Shtator - 1168, nga të cilat kishte 4 denoncime ishin për dhunë seksuale, 585 dhunë fizike, 813 psikologjike. Nga këto raste të raportuara, autorët janë 90% burra.

Ministrja theksoi se MPPS-ja si ministri kompetente organizon Qendra për viktimat, që janë tetë të tilla në vend dhe ku viktimat mund të qëndrojnë prej 3-12 muaj, qendra për strehimin e viktimave prej 24-72 orë, këshillimore ku marrin mbështetje psiko-sociale nga kuadro profesionalë, trajnim shtesë, edukim, përfshirje në tregun e punës dhe dalje nga mjediset që të mos jenë të varura - si arsye më e shpeshtë për kthimin e viktimës te autori i krimit.  ​

 

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.