16.04.2021

Shahpaska në Forumin e Kompanive të Mira: Zhvillimi i ndërmarrjeve sociale është konfirmim i ndërtimit të një ekonomie të përgjegjshme e orientuar drejt njerëzve, ekonomi që i vendos njerëzit para profitit

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska sot e hapi dhe iu drejtua Forumit të sivjetshëm vjetor të Kompanive të Mira, që u organizua nga Shoqata për Hulumtime, Komunikime dhe Zhvillim “Publik” dhe Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ).

 

Theksi i ditës së dytë të Forumit të sivjetshëm, i cili u mbajt online për herë të parë këtë vit, ishte në ndërmarrjet sociale, shërbimet sociale si nevoja të komunitetit dhe inovacionet në këtë fushë.

“Ulja e varfërisë dhe forcimi i kapitalit njerëzor është qëllim i përbashkët strategjik i Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Me reformat, jemi duke krijuar një sistem të integruar, transparent dhe të qëndrueshëm të mbrojtjes sociale që siguron masa dhe shërbime të përballueshme, efikase dhe cilësore, të krijuara për t’iu përgjigjur nevojave reale të qytetarëve”, tha ministrja në fjalimin e saj.

Ajo theksoi se një segment shumë i rëndësishëm në procesin e reformës është decentralizimi i shërbimeve sociale. Kjo nënkupton ndërtimin e rrjeteve lokale të shërbimeve sociale të dizajnuara në përputhje me nevojat specifike të qytetarëve në secilën komunë.

“Procesi i decentralizimit mundëson dhe inkurajon bashkëpunimin ndër-komunal në mbrojtjen sociale dhe zhvillimin e shërbimeve të reja sociale inovative. Por, kjo parashikon edhe partneritete shumëpalëshe, që paraqesin shoqërim i institucioneve dhe organizatave nga sektori publik, privat dhe civil e që kanë një qëllim të përbashkët - së bashku të përballen me problemet komplekse dhe multidimensionale sociale”, theksoi tha Shahpaska.

 

Ajo vuri në dukje se zhvillimi i shërbimeve sociale mundëson investime në kapitalin njerëzor dhe punësime që u përgjigjen potencialeve, afiniteteve dhe nevojave të qytetarëve të aftë për punë në nivelin lokal.

“Reforma ka ndikim të rëndësishëm në zhvillimin e ekonomisë sociale të vendit, arritjen e kohezionit social, luftimin e varfërisë duke përfshirë kategori të prekshme të qytetarëve në tregun e punës, përmirësimin e konkurrencës së ekonomisë dhe përmirësimin e cilësisë së jetës në tërësi”, tha ministrja Shahpaska.

Ajo theksoi se Ministria e Punës dhe Politikës Sociale është bartëse e Strategjisë së parë nacionale për zhvillimin e ndërmarrjeve sociale – qëllimi i së cilës është zhvillimi i një eko-sistemi të qëndrueshëm dhe me të cilën konfirmohet gatishmëria për ndërtimin e ekonomisë së përgjegjshme e orientuar drejt njerëzve, ekonomi që i vendosë njerëzit para profitit dhe promovon menaxhim demokratik.

“Ndërmarrjet sociale ekzistojnë për të adresuar një sfidë sociale dhe nuk u krijuan me qëllimin për të fituar. Ato janë imazhi i entiteteve të biznesit në të ardhmen dhe mundësi për transformimin e ekonomisë në një ekonomi që zgjidh sfidat shoqërore dhe që kujdeset për mirëqenien e njeriut”, porositi Shahpaska.​

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.