05.04.2021

Shahpaska në Studio 10: Protokollet në kopshte respektohen në mënyrë rigoroze, piku më i madh ishte në nëntor, tani situata është e qëndrueshme

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, gjatë paraqitjes së sotme në emisionin “Studio 10” të TV 24 ka folur për situatën me COVID 19 në kopshtet e fëmijëve, vaksinimin e punonjësve të kopshteve, zgjidhjen e re ligjore për të Dielën-ditë jopune dhe paketën e pestë e masave ekonomike që është vonuar për shkak të bllokadës në Parlament.

 

“Aktualisht kemi 59 punonjës të rinj pozitivë dhe 11 fëmijë. Ajo dinamikë është konstante. Java e dytë në nëntor ishte piku në kopshte. Prindërit besojnë në funksionimin e protokolleve të vendosura në kopshte dhe nuk ka përhapje të infeksionit në to” nënvizoi Shahpaska.

Ajo theksoi se MPPS-ja është duke punuar vazhdimisht për të rritur përfshirjen e fëmijëve.

“Për të menaxhuar më me sukses situatën me KOVID 19 dhe për të përmbushur nevojat e prindërve dhe fëmijëve, punësimet në kopshte ishin realizuar më shpejt dhe konfirmim për këtë janë 400 punësimet e reja në periudhën e kaluar. Në të njëjtën kohë, komunat dhe vetë kopshtet po punojnë në gjetjen e zgjidhjeve, duke përshtatur kapacitetet hapësinore deri në hapjen e grupeve të reja në mënyrë që të rritet përfshirja e fëmijëve”, theksoi Shahpaska.

Ajo theksoi se në shtatë muajt e kaluar u hapën 11 kopshte me kapacitet për përfshirje të 670 fëmijëve dhe, gjatë kësaj, u përfaqësuan edhe komunat që për herë të parë bëhen me kopsht dhe do të kenë mundësi që fëmijët e tyre të edukohen në arsimin parashkollor.

 

“Deri në fund të vitit, edhe 13 kopshte të tjera të reja janë planifikuar me përfshirje të 1400 fëmijëve të rinj, që do të thotë se ne jemi duke punuar vazhdimisht për të rritur përfshirjen e fëmijëve në to”, tha Shahpaska.

Me zgjidhjen e re ligjore E diela – ditë pushimi, ajo theksoi se ka të bëjë me të gjithë punëtorët, përveç atyre veprimtarive që procesi nuk duhet të ndërpritet.

“Ata që punojnë të dielave do të marrin të paktën 50 për qind mëditje më të lartë, kurse kjo përqindje mund të jetë më e lartë nëse është rregulluar me marrëveshje kolektive. Po ashtu, këta punëtorë kanë të drejtë për një ditë të lirë për pushim javor, një ditë tjetër të javës”, tha Shahpaska.

Si pjesë e paketës së pestë të ndihmës ekonomike, dedikuar për kategoritë e rrezikuara të qytetarëve, ministrja Shahpaska e veçoi fshirjen e kamatave ndaj ndërmarrjeve dhe institucioneve publike.

“Përmes masës, me ndryshimet ligjore, ndërmarrjet komunale publike, ndërmarrjet publike dhe Drejtoria e të Ardhurave Publike, komunat dhe të gjitha institucionet e tjera të veprimtarisë publike qytetarëve do të duhet t’ua falin dhe të shlyejnë borxhet e kamatave në shumën 100% . Kjo vlen për të gjithë personat fizikë në vendin tonë”, tha Shahpaska.

Krahas ndihmës së drejtpërdrejtë për qytetarët, masat ndikojnë drejtpërdrejt në ruajtjen e vendeve të punës, që është prioritet i Ministrisë dhe Qeverisë në këtë krizë.

“Pres që të mbizotërojë arsyeja dhe vetëdija te deputetët, sepse ne megjithatë jemi në shërbim të qytetarëve dhe duhet t’u përgjigjemi nevojave dhe kërkesave të tyre”, theksoi ministrja, duke komentuar bllokadën në Parlament dhe vonesën në ndihmën ekonomike të paraparë me paketën e pestë e masave ekonomike.​

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.