25.03.2021

Shahpaska: Regjistrimi do të japë një pasqyrë reale për nevojën për kopshte të reja, shtëpi pensionistësh dhe qendra ditore për personat me aftësi të kufizuara

“Regjistrimi i të pastrehëve ka përfunduar tërësisht. Janë regjistruar të gjithë ata që janë akomoduar në objektet për të cilat Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ka krijuar kushte së bashku me Entin Shtetëror të Statistikave”, deklaroi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska në përgjigjen e saj në lidhje me çështjen e Regjistrimit.

 

 “Do të doja t’u them të gjithë qytetarëve se regjistrimi është një operacion i sigurt, elementar, statistikor dhe është e pakuptueshme të imponohet teza se kjo është një çështje politike mbi të cilën pushteti dhe opozita duhet t’i kryqëzojnë shtizat”, theksoi ministrja Shahpaska.

Ajo vuri në dukje se regjistruesit, përveç trajnimeve për regjistrim, kanë edhe trajnime të posaçme se si të mbrohen vetë dhe njerëzit që i regjistrojnë.

Gjatë kësaj ajo e theksoi rëndësinë e regjistrimit për Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, si ministri kompetente që kujdeset për kategoritë e prekshme të personave dhe faktin që për 20 vjet nuk dihet numri i saktë i qytetarëve, problemet e të cilëve adresohen në këtë resor.

“Është i rëndësishëm numri i pensionistëve, i personave me aftësi të kufizuara dhe i fëmijëve në mënyrë që të dimë saktësisht se ku ka dhe sa ka nevojë për shtëpi pensionistësh, qendra ditore, kopshte të fëmijëve dhe, në përgjithësi, nevojë për shërbime sociale dhe staf profesional”, nënvizoi Shahpaska.

Ajo theksoi se për të ofruar politika dhe plane cilësore, nevojiten të dhëna reale dhe objektive që do të fitohen nga një operacion statistikor siç është Regjistrimi.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.