27.04.2021

Shahpaska: Të verbrit bëhen me mjet për herë të parë - një lexues audio, i cili u jep më shumë pavarësi në jetën e përditshme

Me iniciativën e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, në partneritet me Lidhjen Nacionale të të Verbërve, filloi procesi i zhvillimit të një softueri - aplikacioni që do t’u mundësojë të verbërve dhe atyre me shikim të dëmtuar të dëgjojnë dhe kuptojnë tekstin në versionin audio. Aplikacioni digjital - lexuesi i audios do të jetë falas dhe i disponueshëm për të gjithë, në gjuhën maqedonase dhe shqipe dhe lehtësisht i zbatueshëm për të gjitha moshat.

E-produkti do të jetë i disponueshëm në versionin mobil dhe desktop, ku shfrytëzuesve do t’u ofrohet mundësia për përdorim të thjeshtë dhe të lehtë të mjetit në jetën e përditshme.

 

“Është nder dhe kënaqësi e veçantë për mua që sot kam mundësinë të njoftoj se personat e verbër në Republikën e Maqedonisë së Veriut PËR HERË TË PARË, do të marrin një mjet funksional, modern dhe të përshtatshëm që do t’u mundësojë pavarësi më të madhe në të gjitha sferat e jetës së përditshme. Aplikacioni - Lexuesi i audios, i cili do të jetë i disponueshëm në versionin mobil dhe desktop do të krijohet në përputhje me trendet moderne teknologjike. Ai do të jetë lehtë i kuptueshëm, kurse tekstin do ta shprehë me zë të natyrshëm. Lexuesi i audios do të ndryshojë plotësisht mënyrën dhe cilësinë e jetës së të verbërve dhe personave me shikim të dobët, sepse do të përdoret në të gjitha fushat e jetës. Ai do të mundësojë komunikim dhe lëvizje pa pengesa dhe përfshirje të plotë në shoqëri”, theksoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska.

Lexuesi i audios do të përdoret në të gjitha fushat e jetës dhe, veçanërisht, ky aplikacion do të ketë rëndësi të madhe në përvetësimin e njohurive, informacioneve dhe vendosjen e komunikimit përmes sistemit “nga teksti në zë”. Këtë mjet do të mund të përdorin nxënësit, studentët, të papunët që kërkojnë punë, praktikantët, punonjësit dhe të gjithë ata që përballen me vështirësi për të zotëruar informacionet e paraqitura në tekst.

 

“Konventa e KB-ve për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara potencon se personat me të gjitha llojet e pengesave duhet t’i gëzojnë të gjitha të drejtat e njeriut dhe liritë fundamentale. Në kontekstin aktual të krizës globale për shkak të Covid - 19, maksima e KB-ve “askush nuk duhet të lihet jashtë” bëhet edhe më e rëndësishme, veçanërisht kur flasim për shoqëri gjithëpërfshirëse dhe të integruara. Produkti i ri të verbërve do t’u sigurojë qasje  digjitale më efikase, dhe kështu do të përmbushen kushtet për jetesë të pavarur, qasje të lirë në informacion, lirinë e fjalës dhe shprehjes dhe komunikimit, mosdiskriminimin, pjesëmarrjen e plotë dhe efektive dhe përfshirje në shoqëri”, tha Përfaqësuesja e Përhershme e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, Narine Sahakjan.

Për kryetarin e Lidhjen Nacionale të të Verbërve, zhvillimi i lexuesit të audios paraqet hap përpara në cilësinë e jetës së kësaj kategorie të qytetarëve,

 

“Është kënaqësi e madhe që më në fund të verbrit do të jenë në gjendje të marrin një mjet audio të përshtatshëm që mund ta shfrytëzojnë në gjuhën e tyre amtare, i kuptueshëm lehtësisht, i cili e shpreh tekstin me zë natyral. Ky aplikacion digjital do të rrisë shanset dhe mundësitë për personat e verbër për të lëvizur më lehtë, për të kryer punët e përditshme shtëpiake, për të mësuar, për t’u socializuar, për të gjetur punë dhe për të fituar të ardhurat e tyre, dhe kjo ka rëndësi të jashtëzakonshme për të gjithë ne”, tha kryetari i Lidhjes Nacionale të të Verbërve, Zharko Selkovski.

Këtë aplikacion, përveç të verbërve, do të mund ta shfrytëzojnë edhe personat me vështirësi në të mësuarit, personat me disleksi dhe të gjitha ata që informacionet i kuptojnë më mirë në formatin audio.

Pritet që zhvillimi i këtij e-produkti të finalizohet për rreth dy muaj, gjë që hap mundësinë për përdorim rajonal nga personat e verbër që komunikojnë në maqedonisht dhe shqip.

Kompania e njohur amerikane “Non-Routine LLC” është e angazhuar të punojë për zgjidhje, e cila ka përvojë në zhvillimin e zgjidhjeve të këtilla komplekse audio dhe teknologjive kompjuterike të zbatueshme për disa gjuhë të botës, me mbështetjen e një ekipi lokal të gjuhëtarëve dhe filologëve.

Lexuesi i audios për celularët Android do të jetë i disponueshëm për shkarkim nga Google Play Store dhe do të integrohet me platformën ekzistuese Talkback, që është e instaluar në çdo pajisje Android.​

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.