25.03.2021

Shahpaska: U hap Qendër e re ditore për fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara intelektuale, me kapacitet për 24 persona

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, sot mori pjesë në hapjen e Qendrës së re ditore për fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara intelektuale në Institucionin Publik – Entin për Rehabilitimin e Fëmijëve dhe të rinjve, Komuna e Butelit - Shkup.

 

Ministrja Shahpaska theksoi se Qendra e re ditore është një objekt plotësisht i rinkonstruktuar në përputhje me standardet evropiane. Në deklaratën për media, ajo theksoi se në këtë Qendër punojnë profesionistë që bëjnë plane individuale sipas nevojave të secilit prej shfrytëzuesve të Qendrës ditore, por edhe aktivitete të përbashkëta në mënyrë që secili prej tyre të integrohet me sukses në shoqëri.

“Procesi i deinstitucionalizimit nuk nënkupton vetëm tërheqjen e shfrytëzuesve në shtëpitë me grupe të vogla, por nënkupton gjithashtu edhe përafrimin e shërbimeve sociale më pranë komunitetit. Së bashku me partnerët tanë evropianë, ne jemi duke punuar në një plan që do të transformojnë Institutin e Rehabilitimit në Topansko Pole në një objekt moderne evropian, i cili do të ofrojë një sërë shërbimesh për shfrytëzuesit”,  nënvizoi ministrja Shahpaska.

Drejtori i IP – Enti për Rehabilitimin e Fëmijëve dhe të Rinjve, Fatmir Ejupi informoi se ky institucion është transformuar plotësisht që nga fillimi i vitit të kaluar dhe aktivitetin e vet e ka harmonizuar me Ligjin e ri për mbrojtje sociale. Gjatë kësaj, theksoi puna e këtij institucioni është organizuar në disa shërbime që ndahen sipas departamenteve.

 

Një nga këto shërbime është edhe Shërbimi për përkujdesjen ditor të shfrytëzuesve në kuadër të të cilit punojnë tre departamente: për pranim, për qëndrim ditor dhe trajtim individual të shfrytëzuesve të moshës prej 7-14 vjeç, për kujdes ditor të shfrytëzuesve të moshës prej 14-26 vjeç dhe për kujdes ditor të shfrytëzuesve të moshës mbi 26 vjeç.

“Qëllimi kryesor i shërbimit social për kujdes ditor të të rinjve me aftësi të kufizuara në kuadër të departamentit për kujdes ditor të shfrytëzuesve të moshës prej 14-26 vjeç është avancimi i cilësisë së jetës për të rinjtë me aftësi të kufizuara, ndihmë e drejtpërdrejt profesionale për familjet e tyre, si dhe sensibilizim i komunitetit për të kuptuar, pranuar, vlerësuar dhe për krijimin e mundësive të barabarta për të gjithë qytetarët e komunitetit lokal”, potencoi drejtori Ejupi.

Komuna e Butelit është model për një komunë gjithëpërfshirëse në të cilën të gjithë janë të mirëpritur.

 

Kryetari i Komunës theksoi se Komuna e Butelit në periudhën e ardhshme planifikon të kryejë një vlerësim se sa e arritshme është komuna për personat me aftësi të kufizuara dhe grupet e tjera të prekshme, për të parë se çfarë po funksionon në drejtim të përfshirjes dhe çfarë duhet të ndryshohet dhe përmirësohet.

Në periudhën e kaluar në komunën e Butelit u ndërtua një shesh lojërash për fëmijë dhe u adaptua dhe u pajis një ambient sensorial për fëmijët me zhvillim atipik në kopshtin “11 Tetori”, në lagjen Radishani.

Rikonstruktimi i pajisja e Qendrës së re ditore me kapacitet për 24 shfrytëzues është realizuar tërësisht me mjetet e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.​

 

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.