Takim i ministres Shahpaska me Asociacionin Maqedonas të Udhërrëfyesve dhe Shoqëruesve Turistikë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, sot u takua me përfaqësuesit e Asociacionit Maqedonas të Udhërrëfyesve dhe Shoqëruesve Turistikë për të diskutuar mundësinë e rregullimit ligjor të statusit të tyre.

Përfaqësuesit e Asociacionit e theksuan sfidën me të cilën përballen personat që merren me këtë profesion, sa i përket sigurimit pensional dhe shëndetësor, që ende nuk është zgjidhur, respektivisht puna e tyre bazohet në punë honorari e jo si marrëdhënie pune. Në takim u diskutua edhe për mënyrat për të rregulluar këtë çështje duke gjetur një zgjidhje ligjore që do të përfshihen të njëjtit.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, e theksoi rëndësinë e profesionit të udhërrëfyesit turistik, si ambasadorë të trashëgimisë sonë kulturore dhe kështu rëndësinë e zgjidhjes së statusit të tyre. Ajo gjithashtu shprehu besimin se përmes bashkëpunimit të ndërsjellë me të gjitha institucionet kryesore në juridiksionin e të cilave bie kjo çështje, do të gjendet zgjidhja më e qëndrueshme në interes të palëve.

Bashkëbiseduesit shprehën vullnetin e tyre për takime të mëtejshme, me qëllim të zgjidhjes së kësaj çështjeje.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.