Takim pune ndërmjet përfaqësuesve të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe Agjencisë së Punësimit të RMV

Sot në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale u zhvillua takim pune midis përfaqësuesve të Ministrisë dhe Agjencisë së Punësimit të RMV, të kryesuar nga ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska dhe drejtori i APRMV, Abdush Demiri.

Takimi i sotëm i punës kishte të bënte në lidhje me Planin operativ për programet aktive dhe masat për punësimin dhe shërbimet e tregut të punës për vitin 2021, ku edhe gjatë këtij viti fokusi mbetet në ndihmën dhe mbështetjen e të papunëve që e kanë më të vështirë të përfshihen në tregun e punës dhe ndërmarrjeve që kanë më shumë nevojë për fuqi punëtore.

Plani operativ për vitin 2021 parashikon vazhdimin e programeve, gjë që në disa prej tyre janë bërë ndryshime që janë rezultat i përvojës së zbatimit (trajnimi tek një punëdhënës i njohur, trajnime për zhvillimin e shkathtësive digjitale), dhe prezantohet edhe një program i ri - mbështetje të papunëve për kujdesin në komunitet.

Gjithashtu, në plan është zbatimi edhe i programeve për vetëpunësim dhe punësim dhe rritje të subjekteve juridike që krijojnë vende të reja pune në kushtet e COVID 19.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale vazhdon me politikat dhe masat e punësimit në të cilat përfshihen më shumë organe dhe institucione, në mënyrë që të trajtojë më lehtë sfidat e papunësisë. Pritjet edhe këtë vit janë realizimi i lartë i programeve dhe masave si sikurse vitin paraprak, ku në pjesën më të madhe kishte njëqind për qind realizim.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.