29.08.2024

Ministri Limani në takim me përfaqësues të Shoqatës së Pensionistëve për Jetë Dinjitoze

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir  Limani, sot u takua me përfaqësues të Shoqatës së Pensionistëve për Jetë Dinjitoze, ku u diskutua për përmirësimin e cilësisë së jetës së pensionistëve në vendin tonë.

Më shumë

28.08.2024

Ministri Limani nga Tetova: Po angazhohemi për qasje të barabartë në punësimin e romëve dhe integrimin e tyre të plotë në shoqëri

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, ka vizituar Komunën e Tetovës, ku, së bashku me kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilal Kasami, ka zhvilluar takim koordinues me përfaqësues të USAID-it dhe Romalitiko-s. Qëllimi i takimit ishte inicimi i projekteve për avancimin e të drejtave të romëve dhe zbatim të suksesshëm të Strategjisë për përfshirjen e romëve.

Më shumë

27.08.2024

Zgjidhja e propozuar ligjore për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Sigurimin Pensional dhe Invalidor e kaloi procedurën qeveritare

Zgjidhja e propozuar ligjore për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Sigurimin Pensional dhe Invalidor, e propozuar nga Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, e ka kaluar procedurën qeveritare dhe së shpejti do të paraqitet në Kuvend para deputetëve. 

Më shumë

22.08.2024

Ministri Limani në vizitë në Fshatin SOS për Fëmijë

Ministri i Politikave Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, sot vizitoi Fshatin SOS për Fëmijë në Shkup. Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm, rezultatet e arritura, dhe u dhanë propozime për përmirësimin e shërbimeve që ofron kjo institucion.

Më shumë

15.08.2024

Sekretari Shtetëror, Sabriu me një mesazh për të rinjtë: Dera e ministrisë është e hapur për ju, vetëm përmes dialogut të hapur do të krijojmë politika efektive dhe të qëndrueshme

Sekretari Shtetëror i Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Sabriu, mori pjesë sot në një aktivitet të organizuar nga Koalicioni i Organizatave Rinore - SEGA, i cili kishte për qëllim ndarjen e rezultateve të projektit “Pjesëmarrja e të rinjve për zhvillim të fortë dhe të qëndrueshëm të komunitetit”. Projekti mbështetet nga Bashkimi Evropian, i implementuar nga Koalicioni i organizatave rinore SEGA në partneritet me SOS Fshati i Fëmijëve Maqedonia e Veriut, Qendra Vullnetare dhe Shoqata Forumi i Grave Tetovë.

Më shumë

15.08.2024

Faza e portokalltë edhe sot, rekomandimet e qeverisë në fuqi

Qeveria ka vazhduar masat parandaluese për valën aktuale të të nxehtit, duke ofruar lirime nga puna për grupet më të rrezikuar dhe duke u bërë thirrje punëdhënësve të mbrojnë punëtorët në ambiente të hapura. Institucionet e kujdesit për fëmijët dhe agjencitë lokale janë gjithashtu të udhëzuar për të mbrojtur popullatat në rrezik.

Më shumë

14.08.2024

Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë: Transparencë në Nivelin e Dytë me 97.8%

Në përputhje me angazhimin tonë për transparencë dhe llogaridhënie, Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë është e krenuar të njoftojë se ka arritur një shkallë transparence prej 97.8%, duke u pozicionuar si institucioni i dytë më i besuar në nivel kombëtar. Ky rezultat është një dëshmi e angazhimit tonë të vazhdueshëm për të ofruar shërbime të pastra dhe të ndershme për qytetarët tanë.

Më shumë

14.08.2024

Takimi Midis Ministrit Limani dhe Kryetarit të Çairit, Visar Ganiu, për Finalizimin e Çerdhes së Anashkaluar për Katër Vite

Sot, Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, zhvilloi një takim të rëndësishëm me Kryetarin e Komunës së Çairit, z. Visar Ganiu. Në fokus të këtij takimi ishte finalizimi i çerdhes në Çair, e cila ka qenë e anashkaluar për katër vite, por tashmë do të bëhet realitet. Gjatë takimit, u përcaktuan afatet konkrete për përfundimin e këtij projekti të rëndësishëm.

Më shumë

12.08.2024

Limani me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë: “Fjalët si 'e ardhmja është e të rinjve' dhe 'bota i mbetet të rinjve' duhet më në fund të shndërrohen në vepra”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë – 12 Gusht, ministri për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, Fatmir Limani, mori pjesë në konferencën "Komunat Miqësore ndaj të Rinjve - Pjesëmarrja Rinore në Fokus," e financuar nga Bashkimi Evropian dhe e zbatuar nga Këshilli Kombëtar Rinor i Maqedonisë së Veriut së bashku me partnerët.

Më shumë

12.08.2024

Masat e Qeverisë për valën e të nxehtit do të zgjasin tre ditë, nga e hëna deri të mërkurën

Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë informon qytetarët dhe punëdhënësit se, bazuar në përfundimet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe për shkak të intensitetit dhe kohëzgjatjes së paralajmëruar të valës së të nxehtit, ditët e hënë, e martë dhe e mërkurë, pra nga 12.08.2024 deri më 14.08.2024, vlejnë masat për parandalim, dhe ato janë: 

Më shumë

08.08.2024

Takim me Unionin Kombëtar për Barazi Gjinore: Thellimi i Bashkëpunimit në Luftën Kundër Dhunës ndaj Grave dhe Abuzimeve të Tjera

Në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme për të garantuar barazinë gjinore dhe mbrojtjen e të drejtave të grave në vendin tonë, Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë realizoi një takim të rëndësishëm me përfaqësuesit e Unionit Kombëtar për Barazi Gjinore (UKBGj). 

Më shumë

05.06.2024

Vijon pagesa e të drejtave nga mbrojtja sociale dhe e fëmijëve  

Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë informon se prej sot ka filluar pagesa e të drejtave sociale, të fëmijëve dhe mbrojtjes civile për muajin korrik 2024. 

Përfituesit e të drejtave që posedojnë kartela debitore do të mund të tërheqin të holla në bankomatet e bankave, t’i shfrytëzojnë mjetet për pagesa jo të gatshme në rrjetin e shitjes ose përmes sistemit bankar elektronik dhe celular prej sot – 5 gusht 2024. 

Më shumë

01.08.2024

Takim i ministrit Limani me përfaqësues të Fondacionit për Demokraci të Westminster-it 

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, sot ka zhvilluar takim pune me përfaqësues të Fondacionit për Demokraci të Westminster-it (WFD), ku janë diskutuar për kompetencat e reja të Ministrisë, veçanërisht në fushën e rinisë. 

Më shumë
Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.