Këshillimore për martesë dhe familje

Shteti me Kushtetutën dhe ligjet siguron mbrojtje të veçantë të familjes dhe Qendrat për Punë Sociale, përmes punës këshilluese dhe ekipore, kryejnë aktivitete në lidhje me mbrojtjen dhe ndihmën e veçantë të familjes.

Me qëllim të sigurimit të ndihmës profesionale dhe këshilluese për qytetarët, në vitin 2013 dhe 2014 u hapën dhe filluan të funksionojnë 21 qendra këshillimi për martesë dhe familje, edhe atë në: Ohër, Kërçovë, Sveti Nikollë, Manastir, Shkup, Kumanovë, Gostivar, Kavadarci, Prilep, Veles, Negotinë, Koçani, Radovish, Resnjë, Gjevgjeli, Shtip, Vinicë, Tetovë, Berovë, Strumicë, Kriva Pallankë dhe Dibër. Deri në mars të vitit 2015 janë hapur Këshillimore për martesë dhe familje edhe në Probishtip, Dellçevë, Strugë, Kratovë, Vallandovë, Makedonski Brod, Krushevë dhe Demir Hisar.

Puna e këshillimit është e organizuar në nivel rajonal, kurse referimi në këto qendra rajonale të këshillimit bëhet nga Qendrat për punë sociale, sipas vlerësimit të ekipit të ekspertëve të Qendrës.

Këshillimoret punojnë në dy ndërrime, në mënyrë që të jenë lehtësisht të arritshme për qytetarët. Shërbimin që e ofrojnë është falas.

Këshillimoret punojnë me prindërit, me fëmijët dhe së bashku me prindërit dhe fëmijët, në varësi të problemeve dhe nevojave të familjes konkrete dhe në varësi të vlerësimit të ekipit profesional për mënyrën dhe qasjen për punë për rast konkret.

Këshillimoret gjithashtu ofrojnë shërbime të këshillimit paramartesor, me kërkesë të shfrytëzuesve të shërbimeve, si dhe në rastet kur një person i mitur dëshiron të martohet.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.