Бајрактар и Шкријељ во Студеничани: Со социјалната реформа ги приближуваме социјалните услуги до граѓаните, се грижиме за сите подеднакво

Владата на Република Северна Македонија посветува посебно внимание на семејствата на кои им е потребна социјална поддршка. Во услови на пандемија, од исклучителна важност е успешното справување со последиците на коронакризата и заштита на граѓаните, посебно на најранливите меѓу нас, рече заменик министерот за труд и социјална политика Ѓонул Бајрактар, при посетата на новата Канцеларија за социјални работи во општина Студеничани заедно со дополнителната заменик министерка Санела Шкријељ и градоначалникот Азем Садики.

„Во оваа наша општина има околу 1.200 корисници на социјални права. За сите нив, но и за оние кои поради КОВИД-19 ќе влезат во социјален ризик, значајно олеснување претставува тоа што не мора да патуваат до меѓуопштинскот центар за социјална работа во Скопје, туку се што им треба ќе може да побараат во оваа Канцеларија“, посочи Бајрактар.

Канцеларијата во Студеничани е една од педесетината вакви канцеларии што се отворени во државата како резултат на успешната соработка на централната и локалната власт.

Приближувањето на социјалните услуги и права до корисниците многу им значи на граѓаните во услови на вонредна состојба предизвикана од КОВИД-19, нагласи Шкријељ.

„Граѓаните можат да ги добијат неопходните информации и помош близу до местото на живеење, преку канцелариите за социјални работи поефикасно се координира поддршката за ранливите семејства и се адресираат сите социјални потреби на граѓаните.  Фокусот на Министерството за труд и социјална политика и на оваа Влада во време на целиот мандат се најранливите, а канцелариите за социјална работа како оваа во Студеничани се нашите пунктови за итен одговор. Се грижиме за сите подеднакво, на сите граѓани им обезбедуваме еднаков пристап до социјалните права и услуги “, укажа дополнителната заменик министерка Шкријељ.

Отворањето на општинските канцеларии за социјална работа е дел од имплементацијата на социјалната реформа со која целосно се менува системот за социјална заштита и се зголемува неговата ефикасност. Тие се финансирани со средства од заем на Светска банка а главна цел е развој и подобрување на квалитетот на социјалните услуги во локалните заедници, согласно потребите на граѓаните и зголемување на пристапот до социјалните услуги наменети за ранливите групи на граѓани, постарите лица, лицата со попреченост и други лица, за што се обезбедени вкупно 10,8 милиони евра.

 

Bajraktar dhe Shkrijel në Studeniçan: Me reformën sociale ua përafrojmë shërbimet sociale qytetarëve, kujdesemi për të gjithë njëjtë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut kushton vëmendje të veçantë familjeve që u nevojitet ndihmë sociale. Në kushte të pandemisë, me rëndësi jashtëzakonisht të madhe është ballafaqimi i suksesshëm me pasojat nga korona dhe mbrojtja e qytetarëve, sidomos të atyre më të rrezikuarve midis nesh, theksoi zv/ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Gjonul Bajraktar, gjatë vizitës në Zyrën e re për Punë Sociale në komunën e Studeniçanit së bashku me zv/ministres shtesë Sanella Shkrijel dhe kryetarin e komunës, Azem Sadiku.  

Në këtë komunë kemi rreth 1.200 përfitues të ndihmës sociale. Për të gjithë ata, por dhe për ata që për shkak të COVID-19 do të hyjnë në rrezik social, lehtësim të konsiderueshëm paraqet ajo që nuk do të kenë patjetër të udhëtojnë deri në Qendrën Ndërkomunale për Punë Sociale në Shkup, por gjithçka që do t’u nevojitet do të mund të kërkojnë në këtë Zyrë”, nënvizoi Bajraktar.

Zyra në Studeniçan është njëra nga ato zyrat që janë hapur në shtet si rezultat i bashkëpunimit të suksesshëm të pushtetit qendror dhe lokal.

Përafrimi i shërbimeve sociale dhe të drejtave te përfituesit ka rëndësi të madhe për qytetarët në kushte të gjendjes së jashtëzakonshme të shkaktuar nga COVID-19, theksoi  Shkrijel.

“Qytetarët mund t’i marrin të gjitha informacionet dhe ndihmën e nevojshme afër vendbanimeve të tyre. Përmes zyrave për Punë Sociale koordinohet mbështetja për familjet e rrezikuara në mënyrë më efikase dhe adresohen të gjitha nevojat sociale të qytetarëve. Fokusi i Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe i kësaj Qeverie gjatë tërë mandatit janë më të rrezikuarit, ndërsa Zyrat për Punë Sociale siç është kjo në Studeniçan janë punktet tona për përgjigje të shpejtë. Për të gjithë kujdesemi njëjtë, të gjithë qytetarëve u sigurojmë qasje të barabartë në të drejtat dhe shërbimet sociale”,  nënvizoi zv/ministrja plotësuese, Shkrijel.

Hapja e zyrave komunale për punë sociale është pjesë e implementimit të reformës sociale me të cilën tërësisht ndryshon sistemi i mbrojtjes sociale dhe rritet efektiviteti i tij. Ato janë të financuara me mjete hua nga Banka Botërore, kurse qëllimi kryesor është zhvillimi dhe përmirësimi i cilësisë së shërbimeve sociale në komunitetet lokale, në përputhje me nevojat e qytetarëve dhe rritja e qasjes në shërbimet sociale dedikuar për grupet e rrezikuara të qytetarëve, personat më të moshuar, personat me aftësi të kufizuara dhe persona të tjerë, për çka janë siguruar gjithsej 10.8 milion euro. ​