МТСП: Се грижиме за пензионерите, над 320 илјади пензии ќе бидат исплатени предвреме и етапно

Исплатата на пензии за месец јули почнува од вторник, 28 јули. Со предвремена и етапна исплата на пензиите, што ја реализираме четврти  месец по ред, овозможуваме поголема заштита на пензионерите во услови на опасност од коронавирусот КОВИД-19.

Подигнувањето на пензиите преку филијалите и експозитурите на банките за пензионерите кои не користат картички ќе се реализира во четири групи, според висината на пензијата:

-           Во вторник, на 28.07.2020 година исплата на пензии со висина до 11.000 денари;

-           Во среда, на 29.07.2020 година исплата на пензии во висина од 11.001 денари до 14.000 денари;

-           Во четврток, на 30.07.2020 година исплата на пензии во висина од 14.001 денари до 18.000 денари;

-           Во петок, на 31.07.2020 година исплата на пензии во висина над 18.000 денари.

Пензионерите кои користат платежна  картичка поврзана со сметката на која се префрлува пензијата, со парите можат да располагаат од вторник  28 јули. Тие можат да ја подигнат јулската пензијата на банкомат, да ги користат средствата за плаќање во трговската мрежа или за електронски плаќања.

Етапното процесирање на пензиите ќе овозможи спроведување на препораките и мерките за спречување и ширење на вирусот, со оглед на тоа што пензионерите како возрасна група се најранливи.

Министерството за труд и социјална политика укажува дека пензиите се сигурни на сметките на корисниците, пензискиот систем е стабилен и функционира без проблеми. Апелираме до пензионерите да се придржуваат до распоредот за исплати, затоа што етапната исплата е направена со цел да се намали метежот пред банките и можностите за загрозување на личното и јавното здравје.

Потсетуваме на обврската за носење лична заштитна опрема којашто ги покрива пределот на носот и устата како и на држење растојание при чекање ред пред и внатре во банките.

MPPS: Kujdesemi për pensionistët, mbi 320 mijë pensione do të paguhen para kohe dhe në etapa

Pagesa e pensioneve për muajin korrik fillon prej ditës së martë, 28 korrik. Duke paguar pensionet para kohe dhe në etapa, që jemi duke e realizuar tashmë katër muaj me radhë, mundësojmë mbrojtje më të madhe të pensionistëve në kushte të rrezikut nga koronavirusi COVID-19.

Tërheqja e pensioneve përmes filialeve dhe ekspoziturave të bankave për pensionistët që shfrytëzojnë kartelë do të realizohet në katër grupe, sipas lartësisë së pensioneve:

  • Ditën e martë, më 28.07.2020 do të bëhet pagesa e pensioneve në lartësi deri 11.000 denarë;
  • Të mërkurën, më 29.07.2020 do të bëhet pagesa e pensioneve në lartësi prej 11.001 denarë deri 14.000 denarë;
  • Të enjten, më 30.07.2020 do të bëhet pagesa e pensioneve në lartësi prej 14.001 denarë deri 18.000 denarë;
  • Të premten, më 31.07.2020 do të bëhet pagesa e pensioneve në lartësi mbi 18.000 denarë.

Pensionistët që shfrytëzojnë kartela pagesore të lidhur me llogarinë ku u paguhet pensioni, të hollat do t’i kenë në dispozicion prej ditës së martë, 28 korrik. Ata mund të tërheqin pensionin e korrikut në bankomat dhe do të munden t’i shfrytëzojnë mjetet për pagesë në rrjetin tregtar apo për pagesa elektronike.

Procesimi në etapa i pensioneve do të mundësojë zbatimin e rekomandimeve dhe masave për parandalimin dhe përhapjen e virusit, duke pasur parasysh faktin që pensionistët si grup i moshuar janë më të ndjeshëm.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale thekson se pensionet janë të sigurta në llogaritë e shfrytëzuesve, ndërsa sistemi pensional është i qëndrueshëm dhe funksionon pa probleme. U bëjmë thirrje pensionistëve t’i përmbahen orarit të pagesave të pensioneve, sepse pagesa në etapa e pensioneve është bërë për t’u shmangur tollovitë para bankave dhe për të mbrojtur shëndetin personal dhe publik.

Duam t’i rikujtojmë për mbajtjen e pajisjes personale mbrojtëse për të mbuluar fytyrën dhe gojën si dhe për mbajtjen e distancës në rastet kur pritet radhë para bankave dhe brenda ambinteve të tyre.