МТСП и ФИТР презентираа можности за развој на бизнис за млади


Министерката за труд и социјална политика Мила Царовска и директорот на фондот за иновации и технолошки развој, Јован Деспотовски се обратија на настанот „Можности за развој на брзорастечки бизнис за млади“, на кој фирмите, отворени во текот на 2017 година преку грантови за самовработување од МТСП, можеа да се информираат за дополнителните можности за развој, достапни преку инструментите на ФИТР. 

Според министерката Царовска, само ваква меѓуинституционална соработка може да даде ефекти и во вработувањето на младите лица во нашата заедница, но и во градење на претприемачки дух којшто навистина е важен.

,,Целта е не само да ги стартуваме бизнисите, туку да ги поддржиме во нивното растење, затоа што само на тој начин сме сигурни дека сме креирале одржливи работни места и сме подржале бизниси на млади луѓе кои понатаму ќе придонесат за развој на нашето општество“, изјави Царовска. 

Деспотовски посочи дека треба да се утврди кои од 165-те стартапи креирани минатата година имаат реален потенцијал да станат брзорастечки бизнис и упати апел до младите луѓе да ја препознаат можноста  која ја нуди Владата на РМ за вработување, и тоа не само за плата туку и за добра заработувачка.

„Целта е со подобра координација меѓу Фондот и МТСП да понудиме заокружен пакет на финансиска помош. Во наредниот период сите овие мерки за младите кои ги презентираме и координираме, ќе ги ставиме во еден пакет и ќе понудиме едношалтерски систем“ изјави директорот на ФИТР. 

На настанот беа презентирани можностите за финансирање и развој на брзорастечки компании за млади преку инструментите на Фондот за иновации и технолошки развој: 

-Кофинансирани грантови за новоосновани трговски друштва „старт-ап“ и „спин-оф“- инструментот кој има за цел да го поттикне нивото на иновативност преку обезбедување на неопходната финансиска поддршка за активности на истражување и развој на старт-ап и спин-оф претпријатија. Максималниот износ на поддршка е 30 000 евра односно 85% од вкупниот буџет на проектот, преостанатиот износ од вкупниот буџет за проектот, треба да биде обезбеден од апликантот (да не е државна помош).

-Кофинансирани грантови и  условени заеми за комерицијализација на иновации - инструмент има за цел да поттикне зголемување на истражувањето и развојот во приватниот сектор и да охрабри соработка помеѓу приватниот сектор и високообразовните научни установи, како и останати форми на соработка за комерцијализација на иновации. Максимален износ за поддршка е 100.000 евра, односно максимум 70%од вкупниот буџет за проектот.

И мерките од Планот за економски раст на Владата на Република Македонија нудат можности за поддршка на компаниите кои досега ја користеле програмата за самовработување и тоа како: 

- Кофинансирани грантови за микро претпријатија и тоа со поддршка од 30 % од инвестицискиот проект.

-Кофинансирани грантови за подобрување на иновативноста со подршка до 70 % од инвестицискиот проект.

 

 

 

 

 

MPPS dhe FIZHT i prezantuan mundësitë për zhvillimin e biznesit për të rinjtë


Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska dhe Drejtori i Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik Jovan Despotovski mbajtën fjalim në ngjarjen “Mundësitë për zhvillimin e biznesit me rritje të shpejtë për të rinjtë”, ku kompanitë e hapura gjatë vitit 2017 përmes granteve për vetëpunësim nga MPPS u informuan për mundësitë shtesë për zhvillim, që janë në dispozicion përmes instrumenteve të FIZHT.

Sipas ministres Carovska, vetëm një bashkëpunim i tillë ndërinstitucional mund të japë efekte edhe në punësimin e të rinjve në komunitetin tonë, por edhe në ndërtimin e një fryme sipërmarrëse që është me të vërtetë e rëndësishme.

“Qëllimi nuk është vetëm t’i startojmë bizneset, por t’i mbështesim ato në rritjen e tyre, sepse vetëm në këtë mënyrë jemi të sigurt se kemi krijuar vende të qëndrueshme pune dhe kemi mbështetur bizneset e të rinjve, që më tej do të kontribuojnë në zhvillimin e shoqërisë sonë”, deklaroi Carovska.

Despotovski vuri në dukje se duhet të përcaktohet se cilat 165 start-up bizneset e krijuara vitin e kaluar kanë potencial real për t’u bërë biznes me rritje të shpejtë dhe u bëri thirrje të rinjve të njohin mundësinë e ofruar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë për punësim, edhe atë jo vetëm për paga, por gjithashtu për fitime të mira.

“Qëllimi është që me koordinim më të mirë mes Fondit dhe MPPS të ofrojmë një pako të plotë të ndihmës financiare. Në periudhën e ardhshme do t'i vendosim të gjitha këto masa për të rinjtë, që ne paraqesim dhe koordinojmë, në një paketë dhe do të ofrojmë sistem një-sportel”, deklaroi drejtori i FIZHT.

Në këtë ngjarje u prezantuan mundësitë për financimin dhe zhvillimin e kompanive të me rritje të shpejtë përmes instrumenteve të Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik:
- Grante të bashkëfinancuara për kompanitë tregtare të sapo themeluara start-up dhe spin-off - instrument që synon të rrisë nivelin e inovacionit duke siguruar mbështetjen e nevojshme financiare për aktivitetet kërkimore dhe zhvillimore të start-up dhe spin-off ndërmarrjeve. Shuma maksimale e mbështetjes është 30 000 euro, respektivisht 85% e buxhetit të përgjithshëm të projektit, shuma e mbetur e buxhetit të përgjithshëm për projektin duhet të sigurohet nga aplikuesi (të mos jetë ndihmë shtetërore).
- Grante të bashkë-financuara dhe kredi të kushtëzuara për komercializimin e inovacioneve - instrument që synon nxitjen e hulumtimit dhe zhvillimit në sektorin privat dhe të inkurajojë bashkëpunim ndërmjet sektorit privat dhe institucioneve të arsimit të lartë, si dhe forma të tjera të bashkëpunimit për komercializimin e inovacioneve. Shuma maksimale për mbështetje është 100,000 euro, respektivisht maksimum 70% e buxhetit të përgjithshëm për projektin.

Edhe masat nga Plani i Rritjes Ekonomike të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë ofrojnë mundësi për të mbështetur kompanitë që deri tani e kanë shfrytëzuar programin e vetëpunësimit, edhe atë si:
- Grante të bashkë-financuara për mikro ndërmarrje, edhe atë me mbështetje prej 30% nga projekti investues.
- Grante të bashkë-financuara për përmirësimin e inovacionit më mbështetje deri në 70% të projektit investues.