Порака на министерката Мила Царовска по повод Светскиот ден на борбата против сиромаштијата

Денеска се одбележува Светскиот ден на борбата против сиромаштијата.

Оваа борба е и наш најголем предизвик, бидејќи во Република Македонија 21,5 проценти од населението живее во сиромаштија

Сиромаштијата е одредена од економски, социјални и политички фактори. Секако, таму се наоѓа и решението.

​За позначајни резултати на ова поле е потребно време. Но кога постои политичка волја, некои работи може да се менуваат веднаш- како што е кратењето на непродуктивни и неразумни трошоци, за да останат повеќе пари  за граѓаните, за заедницата.

Екстремните форми на сиромаштија мора да се искоренат. Никој не смее да остане без храна, облека и покрив над глава. Македонија е со Устав дефинирана како социјална држава, но во реалноста, системот често затајува.

Нашата главна обврска е да излеземе во пресрет на најранливите, а со тоа и најпогодени од сиромаштијата. И тоа не само преку парична помош, туку и со нивно вклучување на пазарот на труд. Само така вистински се прекинува кругот на сиромаштија од генерација во генерација.

Во нашата земја, за жал, не се сиромашни само оние кои што немаат работа, туку и голем број вработени. Токму затоа се важни мерките за зголемување на минималните приходи, со кои на луѓето директно им се помага да се искачат над линијата на сиромаштија, односно  минималното ниво на приход кој е потребен за да се обезбедат животните потреби.

За да успее оваа борба на младите мора да им се гарантира перспектива, можност да работат и напредуваат дома, за да запре нивното иселување.

Треба многу да се работи и на подобрување на економската позиција на жените во нашето општество, што е клучно за севкупниот развој. Исто како што е важно образованието да биде квалитетно и достапно.

Значаен дел од борбата против сиромаштијата е социјалните услуги да бидат блиски до граѓаните. Обезбедување различни видови услуги и функционални центри за поддршка, значат и подобар животен стандард за граѓаните.

Почитувани сограѓани,

За да измериме колку сме постигнале во оваа борба, мора да си поставиме одредници. Нашата цел на среден рок е да ја намалиме стапката на сиромаштија под 16% во 2020 година.

За исполнување на целта, клучен е економскиот развој кој ќе значи повеќе средства и услуги за сите. Секој од нас, а особено ние, кои носиме одлуки во ваше име, мора да останеме посветени на оваа кауза- Што повеќе луѓе да исчекорат над линијата на сиромаштија и никогаш повторно да не се најдат под неа. Да создадеме општество во кое никој нема да биде изоставен.

 

Porosi e ministres Milla Carovska me rastin e Ditës Botërore të luftës kundër varfërisë

Sot shënohet Dita botërore e luftës kundër varfërisë.

Kjo luftë është sfida jonë më e madhe, sepse në Republikën e Maqedonisë 21.5 për qind e popullsisë jeton në varfëri.

Varfëria është përcaktuar nga faktorët ekonomikë, socialë dhe politikë. Natyrisht, aty gjendet zgjidhja. Për rezultate më të rëndësishme në këtë fushë kërkohet kohë. Por, kur ka vullnet politik, disa gjëra mund të ndryshojnë menjëherë – si ulja e kostove joproduktive dhe të paarsyeshme, për të mbetur më shumë para për qytetarët, për komunitetin.

Format ekstreme të varfërisë doemos duhet të çrrënjosen. Askush nuk guxon të mbetet pa ushqim, veshmbathje dhe pa çati mbi kokën e tij. Maqedonia me Kushtetutë është definuar si shtet social, por në realitet, sistemi shpesh dështon.

Detyrimi ynë kryesor është t’u dalim në ndihmë aty që janë më të rrezikuar, e që janë më të prekur nga varfëria, edhe atë jo vetëm përmes ndihmës financiare, por edhe me përfshirjen e tyre në tregun e punës. Vetëm kështu realisht ndërpritet rrethi i varfërisë nga brezi në brez.

Për fat të keq, në vendin tonë, nuk janë të varfër vetëm ata që nuk kanë punë, por edhe një numër i madh i të punësuarve. Pikërisht për këtë janë të rëndësishme masat për rritjen e të ardhurave minimale, që u ndihmon drejtpërdrejt njerëzve të ngritën mbi vijën e varfërisë, respektivisht, nivelit  minimal të të ardhurave që nevojitet t’i sigurojnë nevojat jetësore.

Për t’ia arritur kësaj lufte, të rinjve duhet t’u garantohet një perspektivë, një mundësi për të punuar dhe përparuar në vend, që të ndërpritet shpërngulja e tyre.

Gjithashtu duhet punuar në përmirësimin e pozitës ekonomike të grave në shoqërinë tonë, që është vendimtare për zhvillimin e përgjithshëm, ashtu siç është i rëndësishëm arsimi të jetë cilësor dhe në dispozicion.

Një pjesë e rëndësishme e luftës kundër varfërisë është që shërbimet sociale të jenë afër qytetarëve. Sigurimi i llojeve të ndryshme të shërbimeve dhe qendra funksionale për përkrahje nënkupton një standard më të mirë të jetesës për qytetarët.

Bashkëqytetarë të nderuar,

Për të matur se sa kemi arritur në këtë luftë, duhet të vendosim standardet. Qëllimi ynë në periudhën afatmesme është ulja e shkallës së varfërisë nën 16% në vitin 2020. Për të arritur qëllimin, me rëndësi është zhvillimi ekonomik - që do të thotë më shumë burime dhe shërbime për të gjithë. Secili nga ne, e sidomos ne, që marrim vendime në emrin tuaj, duhet të mbetemi të përkushtuar për këtë kauzë – sa më shumë njerëz të kalojnë vijën e varfërisë dhe kurrë më të mos kthehen aty ku ishin. Të krijojmë shoqëri në të cilën askush nuk do të anashkalohet.