Шахпаска на "Економски магазин"-Алсат ТВ: Буџетот за 2021 година е насочен кон продолжување на социјалната реформа, грижата за најмладите, намалување на невработеноста и намалување на сиромаштијата
Министерката за труд и социјална политика, Јагода Шахпаска на гостувањето во емисијата „Економски магазин“ на телевизија Алсат зборуваше за сите актуелни прашања кои ги засегаат граѓаните, а се во надлежност на Министерството за труд и социјална политика.
На прашањето за новото законско решение за недела - неработен ден, министерката Шахпаска посочи дека, како Министерство за труд и социјална политика задолжено за изготвување на новото законско решение е во координација со сите министерства и сите субјекти во општеството околу носењето на решение кое што ќе биде издржано и во интерес на целото општество.
„Измените на Законот за работни односи кој што е во ингеренции на МТСП конкретно во членот 134 го регулира неделниот одмор кој што треба да трае 24 часа непрекинато и по правило тоа е недела или пак некој друг ден од седмицата, како дел од важечкото законско решение, а во моментов ние работиме на овој дел“, рече Шахпаска.
Таа истакна дека формирана е работна група во која се вклучени пред се министерствата за економија, транспорт и врски, информатичко општество и министерството за култура. Но исто така секојдневна комуникација и дискусија се води и со претставници на синдикатите, на работодавачите, коморите.
„Нашата идеја е недела-неработен ден, а исклучоци треба да има. Тоа се здравството, безбедносните сили, полицијата, против пожарната служба, тешката индустрија и сите дејности кои се од витално значење за општеството“, истакна Шахпаска.
За измената во Законот за работни односи, кој што ги регулира договорите за работа, министерката појасни дека договорот за работа завршува со навршени 64 години старост и 15 години стаж доколку со друг закон не е поинаку решено, со исклучоци во оние дејности каде што има недостаток на кадар и каде што одењето во пензија би го загрозило функционирањето, тоа би било во здравството и високото образование. Притоа проценката ја прави менаџерот, директорот, раководителот, согласно потребите додека не се најде кадар кој што би го заменил дотогашниот.
„Суштината на оваа реформа е да отвориме простор, младите да ги вклучиме во работен однос“, истакна Шахпаска.
Од четвртиот пакет мерки тежок 470 милиони евра, 27 милиони евра одат за финансиска поддршка од 6000 денари за ранливите категории граѓани од нив 182.000 пензионери со пензија под 15.000 денари, 84.000 пасивни баратели на работа, 8100 приматели на државна социјална пензија и 5700 самохрани родители.
Во однос на Буџетот на Министерството за труд и социјална политика за 2021 година, тежок 50 милијарди денари, министерката информираше дека средствата главно се насочени кон продолжување на социјалната реформа, грижата за најмладите, намалување на невработеноста и намалување на сиромаштијата.
„Сите социјални права и во услови на пандемија продолжуваат непречено да течат и не само тоа, туку го олеснивме пристапот на граѓаните до гарантираната минимална помош, до детски и образовен додаток. 12 милијарди денари одат за социјалната реформа, 2 милијарди одат за Оперативниот план за мерки за вработување, процесот на изградба на градинки продолжува, само до крајот на годинава обезбедуваме простор за нови 500 деца“, истакна Шахпаска.
На тема сиромаштија и предизвиците кои таа ги носи, министерката појасни дека темелот на социјалната реформа не е да се генерира сиромаштија, туку да вади од сиромаштија преку воведувањето на Гарантирана минимална помош, воведување на новиот концепт кејс-менаџмент на семејствата од социјален ризик.
На овој начин, во соработка со Агенцијата за вработување и мерките како обука, преквалификација и доквалификација придонесуваме во нивно активно вклучување на пазарот на трудот.
Таа на крајот ги повика граѓаните сите кои имаат потреба од помош и поддршка, да аплицираат со цел да влезат во системот за гарантирана минимална помош чиј пристап сега е олеснет.
Shahpaska në “Magazina Ekonomike” të TV Alsat: Buxheti për vitin 2021 synon vazhdimin e reformës sociale, kujdesin për më të rinjtë, uljen e papunësisë dhe uljen e varfërisë
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, si e ftuar në emisionin “Magazina Ekonomike” në TV Alsat, ka folur për të gjitha çështjet aktuale që prekin qytetarët, të cilat janë nën juridiksionin e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.
E pyetur në lidhje me zgjidhjen e re ligjore për ditën e diel - si ditë jo pune, ministrja Shahpaska tha se Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, e ngarkuar me hartimin e zgjidhjes së re ligjore, është në koordinim me të gjitha ministritë dhe të gjitha subjektet në shoqëri për të marrë një vendim që do të jetë i qëndrueshëm dhe në interes të të gjithë shoqërisë.
“Ndryshimet në Ligjin për marrëdhënie pune, që është në kompetencë të MPPS-së, konkretisht në nenin 134, e rregullon pushimin e fundjavës që duhet të zgjasë 24 orë në vazhdimësi dhe, si rregull, është e diel ose ndonjë ditë tjetër e javës, si pjesë e zgjidhjes aktuale ligjore, dhe ne jemi duke punuar për këtë pjesë”, tha Shahpaska.
Ajo theksoi se është formuar një grup pune, i cili përfshin Ministritë e Ekonomisë, Transportit dhe Lidhjeve, Shoqërisë Informatike dhe Ministrinë e Kulturës. Por, gjithashtu, komunikim dhe diskutim i përditshëm zhvillohet edhe me përfaqësues të sindikatave, punëdhënësve, odave ekonomike.
“Ideja jonë është që dita e diel – të jetë ditë jo pune, kurse duhet të ketë përjashtime. Këto janë shëndetësia, forcat e sigurisë, policia, shërbimi zjarrfikës, industria e rëndë dhe të gjitha veprimtaritë që kanë rëndësi vitale për shoqërinë”, theksoi Shahpaska.
Lidhur me ndryshimin në Ligjin për marrëdhënie pune, i cili rregullon kontratat e punës, ministrja sqaroi se kontrata e punës përfundon me moshën 64 vjeç dhe 15 vjet stazh pune, përveç nëse parashikohet ndryshe nga një ligj tjetër, me përjashtime në ato veprimtari ku ka mungesë të kuadrove dhe ku pensionimi do të rrezikonte funksionimin, si në shëndetësi dhe arsim të lartë. Vlerësimi bëhet nga menaxheri, drejtori, drejtuesi, sipas nevojave derisa të gjendet kuadër që do të zëvendësonte atë të mëparshmin.
“Thelbi i kësaj reforme është të hapim hapësirë, të rinjtë t’i përfshijmë në marrëdhënie pune”, theksoi Shahpaska.
Nga pakoja e katërt e masave me vlerë 470 milionë euro, 27 milionë euro shkojnë për mbështetjen financiare prej 6000 denarë për kategoritë e rrezikuara të qytetarëve, nga të cilët 182,000 pensionistë me pension nën 15,000 denarë, 84,000 punëkërkues pasivë, 8,100 përfitues të pensionit social shtetëror dhe 5,700 prindër vetushqyes.
Lidhur me Buxhetin e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale për vitin 2021, me vlerë 50 miliardë denarë, ministrja informoi se mjetet kryesisht kanë për qëllim vazhdimin e reformës sociale, kujdesin për më të rinjtë, uljen e papunësisë dhe uljen e varfërisë.
“Të gjitha të drejtat sociale, edhe në kushtet e pandemisë, vazhdojnë të rrjedhin normalisht, dhe jo vetëm kaq, por ne kemi lehtësuar qasjen e qytetarëve në ndihmën minimale të garantuar, në ndihmën e shtesës arsimore dhe shtesës për fëmijë. 12 miliardë denarë shkojnë për reformën sociale, 2 miliardë shkojnë për Planin Operativ për masat për punësim, procesi i ndërtimit të kopshteve vazhdon, vetëm deri në fund të vitit sigurojmë hapësirë për 500 fëmijë të rinj”, theksoi Shahpaska.
Për temën e varfërisë dhe sfidat që i sjell kjo, ministrja sqaroi se themeli i reformës sociale nuk është gjenerimi i varfërisë, por heqja nga varfëria përmes prezantimit të Ndihmës Minimale të Garantuar, vendosjen e konceptit të ri “Keys managment” të familjeve me rrezik sociale.
Në këtë mënyrë, në bashkëpunim me Agjencinë e Punësimit dhe masat si trajnimi, rikualifikimi dhe kualifikimi shtesë, ne kontribuojmë në përfshirjen e tyre aktive në tregun e punës.
Ajo, në fund, u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që kanë nevojë për ndihmë dhe mbështetje të aplikojnë në mënyrë që të hyjnë në sistemin e ndihmës minimale të garantuar, sepse qasja në të tani është lehtësuar.