Средба Шахпаска - Омер Согут, програмски координатор на ТИКА: Центрите за ран детски развој добиваат донација од дезинфициенси и бесконтактни термометри за тело од ТИКА

Министерката за труд и социјална политика, Јагода Шахпаска и заменик министерот Енвер Хусејин, денес остварија средба со Халим Омер Согут - Програмски координатор на Турската агенција за соработка и координација ТИКА. На задоволство на двете страни на средбата се зборуваше за поддршката којашто ТИКА ја овозможува за Република Северна Македонија преку соработка со надлежните државни институции во над 1.000 проекти, во области како што се образованието, здравството, заштита на културното наследство и проекти.

 

Во оваа смисла, МТСП и ТИКА изразија подготвеност за заедничка соработка, особено во овој период кога светот и нашата држава се соочува со пандемијата и последиците од КОВИД 19 и кога во многу сегменти во социјалната сфера е потребна помош со која директно ќе се одговори на потребите на нашите граѓани.

 

Таков еден проект ќе се реализира во периодот што следува, во форма на донација на дезинфициенси и бесконтактни термометри за тело за Центрите за ран детски развој. Од страна на министерката Шахпаска беше изразена благодарност за севкупниот досегашен ангажман на ТИКА за Република Северна Македонија и двете страни изразија надеж за уште многу заеднички проекти и размена на заеднички искуства и во иднина.

 

Takim Shahpaska - Omer Sogut, koordinator programor i TIKA: Qendrat e Zhvillimit të Fëmijërisë së Hershme marrin donacion të dezinfektuesve dhe termometrave për trup pa kontakt nga TIKA

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska dhe zëvendësministri, Enver Husein, u takuan sot me Halim Omer Sogut – koordinator programor i Agjencisë Turke të Bashkëpunimit dhe Koordinimit TIKA. Në këtë takim u diskutua për mbështetjen që TIKA ofron për Republikën e Maqedonisë së Veriut përmes bashkëpunimit me institucionet kompetente shtetërore në mbi 1000 projekte, në sfera si: arsimi, shëndetësia, mbrojtja e trashëgimisë kulturore dhe projekte të ndryshme.

Në këtë drejtim, MPPS-ja dhe TIKA shprehën gatishmëri për bashkëpunim të përbashkët, veçanërisht në këtë periudhë kur bota dhe vendi ynë po përballen me pandeminë dhe pasojat e COVID 19 dhe kur në shumë segmente të sferës sociale nevojitet ndihmë që do t’u përgjigjet drejtpërdrejt nevojave të qytetarëve tanë.

Një projekt i tillë do të realizohet në periudhën vijuese, në formën e donacionit të dezinfektuesve dhe termometrave të trupit pa kontakt për Qendrat për Zhvillimin e Fëmijërisë së Hershme. Ministrja Shahpaska ka shprehur falënderim për angazhimin e përgjithshëm të TIKA-s për Republikën e Maqedonisë së Veriut deri më tani dhe të dyja palët janë zotuar edhe për shumë projekte të përbashkëta dhe shkëmbim të përvojave të përbashkëta edhe në të ardhmen.