24.06.2024
Fatmir Limani e mori postin e Ministrit të Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë
Z. Fatmir Limani sot e ka marrë postin e Ministrit të Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, pas zgjedhjes së djeshme në Kuvendin e RMV-së.
Ministrin e priti Sekretari Shtetëror, Flakron Bexheti.
![](content/images/2024/juni/fl_1_web.jpg)
Limani është profesor i diplomuar i historisë dhe flet në mënyrë aktive shqip (gjuhën amtare), maqedonisht, anglisht dhe gjermanisht.
![](content/images/2024/juni/fl_2_web.jpg)
Ai në zgjedhjet e fundit parlamentare është zgjedhur deputet në Kuvendin e RMV-së dhe aktualisht është nënkryetar i Lëvizjes BESA.
![](content/images/2024/juni/fl_5_web.jpg)
Në biografinë e tij thuhet se në periudhën nga viti 2011 deri në vitin 2021 ka mbajtur pozitën e zëvendësdrejtorit të përgjithshëm dhe anëtarit të Këshillit Drejtues të Shoqërisë Aksionare Elektranat e Maqedonisë së Veriut SHA “EMV”, ndërsa në periudhën nga viti 2007 deri në vitin 2011 ishte anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Shoqërisë Aksionare Operatori i Sistemit të Transmetimit Elektrik të RMV, SHA “MEPSO”.