QENDRA PËR PUNË SOCIALE
Kompetencat e qendrave për punë sociale
Qendrat për punë sociale, në raport me fushëveprimin e punës bëjnë pjesë në kuadër të sektorit për mbrojtje sociale pranë Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale. Në pajtim me rregullativën ligjore, qendra për punë sociale funksionon si një institucion profesional me autorizime të qarta në sferën e mbrojtjes sociale.
Si autorizime publike, qendra për punë sociale i kryen punët në vijim:
- Vendos për të drejtat e mbrojtjes sociale
- Vendos për punët e përcaktuara me rregullat juridike-familjare,
- Vepron ndaj çështjeve të përcaktuara me rregullat penale-juridike.
- Kryen edhe punë tjera të përcaktuara me ligj.
Gjatë zbatimit të mbrojtjes sociale dhe punëve profesionale qendra:
- Zbulon, përcjellë dhe studion dukuritë dhe problemet sociale,
- Aplikon dhe zbaton format përkatëse të mbrojtjes sociale dhe drejtpërdrejtë ndihmon qytetarët, familjet ose grupet e popullsisë,
- E zhvillon punën parandaluese,
- Zhvillon dhe zbaton forma jashtë institucionale të mbrojtjes sociale,
- Nxit, organizon dhe koordinon në mënyrë vullnetare qytetarët, shoqatat e tyre, organizatat humanitare, organizatat gjatë zbatimit të programeve për mbrojtje sociale,
- Kryen edhe çështje tjera të përcaktuara me ligj
Kontaktet me qendrat për punë sociale
Institucioni publik Enti për veprimtari sociale - Shkup
Instituti për Veprimtari Sociale është një institucion profesional dhe zhvillimor në kuadër të sistemit të mbrojtjes sociale, aktivitetet e të cilit përcaktohen me Ligjin për Mbrojtjen Sociale. U themelua në vitin 1961 me emrin Instituti Republikan për Çështje Sociale. Sot, ky institucion funksionon nën emrin Institucioni Publik Instituti për Veprimtari Sociale-Shkup.
Më shumë