27.03.2024

Husein: Prioriteti kryesor është të sigurohet një shans dhe mundësi për të gjithë

Zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale, Enver Husein mori pjesë në takimin e katërt të Komitetit të Përbashkët Drejtues për Implementimin e Kornizës për Bashkëpunim për Zhvillim të Qëndrueshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara 2021-2025 në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në fjalimin e tij, zëvendësministri Husein theksoi: “Prioriteti ynë kryesor është të sigurojmë një shans dhe mundësi për të gjithë - askush nuk duhet të lihet jashtë. Ne duhet të sigurojmë që qytetarët tanë të kenë mundësi, kapacitet dhe aftësi për të përballuar më lehtë ndryshimet, nevojat dhe të gjitha sfidat në tregun e punës”.

Në këtë kontekst, Huseini iu referua Planit Operativ për programet dhe masat aktive të punësimit, si dhe Garancia për të rinjtë.

“Në këtë kuptim, ajo që i kushtuam vëmendje të veçantë vitin e kaluar ishte avancimi i të drejtave të punës dhe garantimi i kushteve të mira dhe të drejta të punës për të gjithë punëtorët, përfshirë ata që janë pjesë e sektorit informal”, shtoi zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale. 

Përsa i përket mbrojtjes sociale, Husein tha se po vazhdojnë përpjekjet për të përmirësuar disponueshmërinë e shërbimeve sociale cilësore në komunitet për familjet në rrezik, përfshirë fëmijët me aftësi të kufizuara dhe familjet e tyre, si dhe të moshuarit.

“Në fushën e mbrojtjes së fëmijëve fokusohemi edhe në përforcimin e mekanizmave për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, veçanërisht për fëmijët në pozitë të cenueshme, avancimin e shëndetit mendor dhe mirëqenies së fëmijëve, më pas përforcimin e kapaciteteve dhe mbështetjen e prindërve”, shtoi Husein.

Në fjalën e tij, zëvendësministri iu referua Strategjisë për Politikat Demografike, si dhe masave dhe aktiviteteve që synojnë avancimin e kornizës ligjore, institucionale dhe strategjike për mundësi të barabarta për gratë dhe burrat.

“Çelësi është mbështetja strategjike që ofrohet përmes Kornizës së Bashkëpunimit për Zhvillim të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara në krijimin dhe zbatimin e politikave demografike, politikave të tregut të punës, sigurimit social, mundësive të barabarta, mbrojtjes dhe parandalimit të diskriminimit në përputhje me standardet dh parimet ndërkombëtare ”, përmblodhi Husein.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.