04.04.2024

K U M T E S Ë 

Ministri i Punës dhe Politikës Sociale,, Gjoko Velkovski ka miratuar aktvendim për shkarkimin e Aleksandër Filevit nga drejtori i institucionit publik Qendra Ndërkomunale për Punë Sociale - Radovish pas njoftimit të marrë më 04.03.2024 nga SPB Strumicë. 

Aleksandar Filev, sipas Njoftimit të MPB-së, Byroja për Siguri Publike SPB Strumicë, OPN  Radovish-OSID, nr.regj.23.26.2.3-609/2 me datë 19.03.2024, kundër tij është parashtruar kallëzim penal për  veprën e kryer Rrezikimi i sigurisë nga neni 144 paragrafi 4 i Kodit Penal dhe tri kërkesa për kundërvajtje nga neni 6, neni 11 paragrafi 1 dhe neni 13 paragrafi 2 të ligjit për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike. 

Me veprime të tilla, rrezikim i sigurisë, shkelje për prishje të rendit dhe qetësisë publike për shkak të dehjes, pjesëmarrje në përleshje dhe fyerje të zyrtarit të organit shtetëror apo institucionit tjetër që ushtron kompetenca publike në kryerjen e shërbimit, Aleksandar Filev me sjellje të pahijshme, dhe duke mos marrë parasysh reputacionin dhe interesin publik të institucionit që përfaqëson, ka kryer shkelje të rëndë të ligjit dhe statutit të institucionit.

Përkatësisht, në nenin 189 të Ligjit për Mbrojtjen Sociale (“Gazeta Zyrtare e RMV nr. 104/19, 146/19, 275/19, 302/20, 311/20, 163/21, 294/21, 99/22 , 236/22 dhe 65/23) parashikohet që drejtori i institucionit mund të shkarkohet para përfundimit të mandatit për të cilin është emëruar nëse vepron në mënyrë të kundërligjshme, respektivisht në kundërshtim me interesat publike.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.