03.09.2024

Limani: Po angazhohemi për të reduktuar listat e pritjes në kopshte, sepse çdo fëmijë është i rëndësishëm 

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, së bashku me kryetarin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Kristian Mickoski, kryetarin e komunës së Ilindenit, Aleksandar Georgievski, punonjës të kopshtit të fëmijëve, banorë të këtij vendbanimi, morën pjesë në hapjen ceremoniale të zgjerimit të Institucionit Publik “Goce Dellçev” në Komunën e Ilindenit. Zgjerimi i kapaciteteve të kopshtit nënkupton edhe hyrjen e 24 fëmijëve shtesë nga kjo komunë. 

Ministri Limani, në fjalën e tij para të pranishmëve, e theksoi rëndësinë e investimit në zhvillimin e fëmijërisë së hershme si prioritet i kësaj Qeverie. 

“Në bashkëpunim me komunat që i njohin më së miri nevojat e qytetarëve, vazhdojmë të investojmë në ndërtimin e objekteve dhe përmbajtjeve që do t'u mundësojnë fëmijëve të rriten, të mësojnë dhe të zhvillohen në mënyrën më të mirë të mundshme. Ne do të punojmë me përkushtim edhe për reduktimin e listave të pritjes, sepse çdo fëmijë është i rëndësishëm dhe çdo fëmijë duhet të përfshihet në procesin edukativo-arsimor. Mbase zhvillimi i hershëm i fëmijëve është kyç për formësimin e aftësive, shkathtësive dhe shëndetit të tyre në të ardhmen”, nënvizoi ministri Limani. 

Krahas rëndësisë që objektet e kopshteve të dizajnohen në mënyrë të tillë që të garantojnë siguri dhe të nxisin zhvillimin e fëmijëve, ministri Limani e theksoi gjithashtu edhe rëndësinë për profesionistët që punojnë me fëmijët, si dhe investimin në  përforcimin e kompetencave të tyre. 

“Përkushtimi ynë le të jetë frymëzim për të gjithë ne për të vazhduar këtë punë të rëndësishme. Suksese!”, porositi ministri Limani.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.