20.07.2024

Limani: Trubareva bëhet me një çerdhe të re për 60 fëmijë

Ministri i Politikave Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, së bashku me Kryeministrin e RMV-së, Hristijan Mickoski, kryetarin e Komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski, ministra, deputetë dhe këshilltarë, shënuan fillimin e ndërtimit të një çerdheje të re në Trubarevë, Komuna e Gazi Babës.

Ministri Limani theksoi se objekti i ri është shumë i rëndësishëm dhe përfaqëson një investim në të ardhmen e fëmijëve tanë.

Çerdhja e re do të sigurojë kushte më të mira për edukimin dhe arsimimin e 60 fëmijëve, duke siguruar një ambient të sigurt për rritjen dhe mësimin e tyre.

“Si ministër përgjegjës për mbrojtjen e fëmijëve, jam i përkushtuar ndaj mbrojtjes dhe edukimit të fëmijëve. Investimi në mirëqenien e tyre është investimi më i mirë,” tha ministri Limani.

Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me komunat dhe shtoi:"Si qeveri, mbetemi të hapur për të gjitha propozimet për përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve.”

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.