Ministrat Spasovski dhe Shahpaska u shoqëruan me fëmijët nga Institucioni Publik për Kujdesin e Fëmijëve në Rrezik Social në prag të festave të fundivitit

Përfaqësuesit e fëmijëve nga Institucioni Publik për Kujdesin ndaj Fëmijëve në Rrezik Social sot, para festave të Vitit të Ri, u shoqëruan me ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dhe ministren e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, si dhe me përfaqësuesit e Departamentit të Operacioneve Speciale Policore (DOSP). Fëmijët patën mundësinë të njihen me punën e njësisë për detyra speciale, për sistemimin e shpejtë dhe për trajnim dhe mbështetje, për të biseduar me zyrtarët policorë si rrjedhë një ditë e tyre e punës dhe për të drekuar me ta në mensën në Qendrën Policore “Gjorçe Petrov”.

Gjatë kësaj, Departamenti për Operacione Speciale Policore ka ndarë paketa me dhurata për fëmijët në prag të Vitit të Ri, që përbëhen nga artikuj ushqimorë dhe veshje sportive, atlete dhe topa, të blera me mjete të mbledhura nga anëtarët e tre njësive - për detyra speciale, për sistemim të shpejtë dhe për trajnim dhe mbështetje.

Duke u dëshiruar mirëseardhje fëmijëve dhe të gjithë të pranishmëve në Qendrën Policore “Gjorçe Petrov”, ministri Spasovski falënderoi pjesëtarët e forcave speciale të MPB-së të cilët edhe këtë vit ndanë mjete nga buxheti i tyre për të vazhduar traditën e krijuar tashmë dhe për t’i gëzuar që këta fëmijë të ndiejnë kujdesin e ndërsjellë, të ndiejnë se secili është i rëndësishëm...

“Është shumë e rëndësishme për mua që policia të tregojë veprim human, një dimension human. Nëse duam të ndërtojmë besim serioz me qytetarët tanë, nëse duam të jemi afër qytetarëve, kurse e dimë që jemi të detyruar të respektojmë interesat e qytetarëve, atëherë është e rëndësishme të tregojmë edhe dimensionin human dhe punonjësit e policisë tashmë po e bëjnë atë”, tha Spasovski.

Ministri i Punëve të Brendshme rikujtoi se viti që është duke kaluar ishte i vështirë dhe plot sfida që i solli pandemia, sepse vëmendja kryesore e të gjithë ishte përqendruar në ruajtjen e shëndetit dhe se kujdesi për veten e tyre dhe shëndetin e të dashurve duhet të vazhdojë edhe në Vitin e Ri.

“Ne jemi këtu për të qenë mbështetje për secilin prej jush! Kurdo që të keni nevojë për ndonjë gjë në jetë, Ministria e Punëve të Brendshme do të jetë këtu për t’ua dhënë dorën, për t’ju dhënë mbështetje, ndihmë, sepse pa mbështetje dhe ndihmë askush nga ne nuk mund të ecë përpara, për të arritur qëllimet dhe interesat e veta”, i porositi ministri më të rinjtë, duke i uruar për Vitin e Ri.

Ministrja Shahpaska e shprehu mirënjohjen e saj për Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe përfaqësuesit e Departamentit për Operacione Speciale Policore të cilët edhe këtë vit ndanë mjete dhe i gëzuan fëmijët nga shtëpitë në grupe.

“Shtëpitë në grupe të vogla janë gjysma e historisë sonë të suksesit, sepse të gjithë fëmijët deri në 18 vjeç, i kemi nxjerrë nga institucionet dhe sot ata jetojnë në shtëpi me grupe të vogla, në kushtet më të afërta të një familjeje, shoqërohen, ndihmojnë njëri-tjetrin dhe kujdesen për njëri-tjetrin. Sigurisht, këtu janë edhe profesionistët që kujdesen për ta dhe kontribuojnë në ndërtimin e tyre në personalitete individuale”, theksoi Shahpaska.

Ajo theksoi se humanizmi nuk njeh kufij, nuk njeh profesion dhe humanizmi nuk njeh periudhë të vitit.

“Çdo ditë duhet të jemi humanë dhe t’i ndihmojmë njerëzit, jo vetëm në formën e dhuratave, por edhe si mbështetje dhe ndihmë për ata që janë të pafuqishëm dhe të ndjeshëm”, tha Shahpaska. Ajo gjithashtu i uroi të gjithë të pranishmit duke u dëshiruar shëndet dhe gjithë të mirat për vitin e ri.

Përmes procesit të deinstitucionalizimit, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale arriti të largojë të gjithë 180 fëmijë nën moshën 18 vjeç të cilët në fillim të vitit 2017 u vendosën në institucionet sociale. Gjatë kësaj, atyre u ishte siguruar kujdes në komunitet deri në fund të vitit 2019 - në familje strehuese ose në shtëpi me grupe të vogla, si formë e kujdesit më të afërt me familjen. Në vend të institucioneve të dikurshme “gri” dhe institucioneve, sot në vend ka gjithsej 22 shtëpi grupore që ofrojnë kujdes dhe mbështetje 24 orë për 110 fëmijë.

 

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.