05.09.2024
Ministri Limani u takua me ambasadoren e Lituanisë, SH.S. Vilma Dambrauskiene
Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, ka takuar sot ambasadoren e Republikës së Lituanisë, SH.S. Vilma Dambrauskiene.
Ministri Limani e përshëndeti vendimin e Republikës së Lituanisë për hapjen e Zyrës Diplomatike në Shkup. Për çka të dyja palët shprehën pritshmërinë se kjo do të kontribuojë në thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Bashkëbiseduesit diskutuan edhe për fushat që i mbulon Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë dhe mundësitë për zhvillimin e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet dy Ministrive dhe shkëmbimin e përvojave pozitive.
Ministri theksoi se duke qenë se Maqedonia e Veriut është shpallur shtet social me ligj, vëmendje e madhe i kushtohet fushave të mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve, varfërisë, përfshirjes së grupeve të margjinalizuara, barazisë gjinore dhe parandalimit dhe mbrojtjes nga dhuna në familje. Krijimi i politikave dhe masave që do të kontribuojnë për një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët në vend.
U nënvizua se rinia do të jetë në fokus në periudhën e ardhshme, duke qenë se është një sektor i ri që po formohet në Ministri. Theksi do të vihet në përfshirjen e të rinjve në krijimin e politikave nga të cilat do të përfitojnë brezat e tanishëm dhe të ardhshëm të të rinjve.
Ambasadorja vuri në dukje se Lituania mbetet mbështetëse e Maqedonisë dhe rrugës së saj drejt Bashkimit Europian, si dhe se është e hapur për bashkëpunim dhe shkëmbim të praktikave pozitive në fushat nën juridiksionin e Ministrisë.
Bashkëbiseduesit u shprehën të kënaqur për takimin e sotëm dhe thanë se bashkëpunimi i ndërsjellë i dy Ministrive gjegjëse do të jetë më dinamik në periudhën e ardhshme.