Publikuar më dt. 03.09.2024

Në bazë të nenit 55 paragrafi (1) të Ligjit për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 58/00, 44/02, 82/08, 167/10, 51/ 11 dhe "Gazeta Zyrtare e RMV" nr. 96/19, 110/19, 154/19 dhe 121/2024), dhe në lidhje me nenin 8 paragrafi 5 të Ligjit për financimin e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 61/04, 96/07, 156/09, 192/15, 209/18 dhe "Gazeta Zyrtare e RMV" nr. 244/19, 53/21, 77/21, 150 /21, 173/22 dhe 170/2024) dhe nenin 46-b të Ligjit për ekzekutimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2024 (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 283/23 dhe 169/2024), Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë i miratoi 

Kriteret dhe procedurat

për shpërndarjen e dotacioneve kapitale për projektet infrastrukturore nëpër komuna në fushën e mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve për vitin 2024 


Në Buxhetin e Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë për vitin 2024 në Ndarjen 150.01 - Financimi i veprimtarive në fushën e mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve, në Program/Nën-programi A - Decentralizimi, AA Projekte infrastrukturore në komuna, kategoria 48 - shpenzime kapitale, në zërin 488 – dotacione kapitale për NJQV-të, në formë shtesë, me ndryshimet dhe plotësimet në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2024 (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 169/2024), sigurohen mjete për këtë qëllim.

Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë do të bëjë shpërndarjen e këtyre dotacioneve kapitale për projekte infrastrukturore nëpër komuna për vitin 2024 në pajtim me Ligjin për financimin e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale dhe Ligjin për ekzekutimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2024.

 

I. KRITERET 

Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë do të shpërndajë dotacionet kapitale për projektet infrastrukturore nëpër komuna në fushën e mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve, sipas këtyre kritereve:

-Shpërndarja e mjeteve financiare të siguruara për kokë banori nga popullsia rezidente në secilën komunë bazuar në Regjistrimin e fundit të popullsisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

-Plotësia e dokumentacionit të nevojshëm të projektit me të gjitha lejet dhe pëlqimet e nevojshme, me përllogaritje paraprake të rishikuar jo më të vjetër se 12 muaj.


II. PROCEDURAT


Në pajtim me nenin 8 paragrafi (1) të Ligjit për financimin e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 61/04, 96/04, 67/07, 156/09, 47/ 11, 192/ 15, 209/18 dhe “Gazeta Zyrtare e RMV” nr. 244/19, 53/21, 77/21, 150/21, 173/22 dhe 170/2024) me dotacione nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe nga buxhetet e fondeve sigurohen të hyra shtesë në buxhetin e komunës për financimin e kompetencave të saj të përcaktuara me ligj.

Në pajtim me nenin 8 paragrafi 3 të këtij ligji, lloji, shuma dhe shpërndarja e dotacioneve kapitale për komuna janë pjesë përbërëse e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe e buxheteve të fondeve.Në pajtim me nenin 11 paragrafi 5 të këtij ligji, në rast të sigurimit të mjeteve shtesë me ndryshimet dhe plotësimet në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ministritë kompetente dhe fondet në afat prej një muaji nga data e hyrjes në fuqi të tyre i publikojnë kriteret e përcaktuara, procedurat dhe afatet për shpërndarjen e dotacioneve kapitale.

Në pajtim me nenin 11 paragrafi 6 të të njëjtit ligj, dotacioni kapital përdoret në bazë të vendimit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë do të publikojë në ueb faqen e saj kriteret dhe procedurat për shpërndarjen e dotacioneve kapitale për projektet infrastrukturore në komunat në fushën e mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve për vitin 2024.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me propozim të Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale, do të themelojë Trup koordinues ndërsektorial për monitorimin dhe koordinimin e aktiviteteve për realizimin e Programit/Nënprogramit A – Decentralizimi, AA Projektet e Infrastrukturës në komuna. Ministria e Vetëqeverisjes Lokale do të publikojë thirrje për shprehje interesi nga komunat për financimin e projekteve infrastrukturore në bazë të kritereve të publikuara në këtë njoftim.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, bazuar në nenin 11 paragrafi 6 të Ligjit për financimin e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale dhe në pajtim me nenin 46-b të Ligjit për ekzekutimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për 2024, me propozim të Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë në bashkëpunim me Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale do të marrin Vendim për shfrytëzimin e dotacioneve kapitale për projekte infrastrukturore për komunat për vitin 2024.

Pas miratimit të Vendimit nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë do të ndajë kontrata me të cilat do të rregullohen të drejtat dhe obligimet e Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë dhe të Njësive të Vetëqeverisjes Lokale përfitues të mjeteve për dotacione kapitale për projekte infrastrukturore për vitin 2024.

Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë do të monitorojë shfrytëzimin e dotacioneve kapitale dhe në përputhje me nenin 46-b të Ligjit për ekzekutimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2024, ekzekutimi i mjeteve do të bëhet në bazë të punimeve të kryera dhe dokumentacionit të plotë pagesor.

Gjatë konstatimit të parregullsive në shfrytëzimin e dotacioneve, Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë mund të ndërpresë pagesën e mjeteve dhe për këtë do ta njoftojë Ministrinë e Financave.



III. MËNYRA E SHPËRNDARJES 

Komisioni e Evaluimit do të kryejë kontrollin e plotësisë dhe vlefshmërisë, përzgjedhjen dhe do t’i dorëzojë Ministrit të Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë propozim për përzgjedhjen e projekteve për financim.

 Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë do t'i dorëzojë Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut propozim-Vendim për shfrytëzimin e dotacioneve kapitale për projekte infrastrukturore për komunat për vitin 2024.

Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë do të ndajë kontrata për dotacione kapitale në fushën e mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve për vitin 2024, menjëherë pas miratimit të Vendimit nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.