10.09.2024

Sabriu në hapjen e Garave të 28-ta Republikane Sportive të Pensionistëve: Ju jeni frymëzim për të gjithë ne, prioriteti ynë është pleqëria dinjitoze për të gjithë pensionistët  

Sekretari Shtetëror i Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Sabriu, i ka hapur sot zyrtarisht  Garat e 28-ta Republikane Sportive të Pensionistëve, të cilat tradicionalisht mbahen çdo vit. Pensionistët garojnë në 11 disiplina si: shah, tavëll, pikado, tërheqje litari, vrapim, gjuajtje me hark e të tjera.

 

Ai në fjalën e tij para pensionistëve të pranishëm, theksoi se kjo ditë përfaqëson shumë më tepër sesa thjesht një garë sportive, është festë e shëndetit, e aktivitetit dhe e bashkimit. 

“Secili prej nesh e di që sporti nuk njeh moshë. Ajo që shohim sot këtu nuk është vetëm dëshmi e qëndrueshmërisë suaj fizike, por edhe e dëshirës suaj të palodhshme për një jetë aktive dhe cilësore. Në këto gara nuk kanë rëndësi vetëm rezultatet, por shpirti i miqësisë dhe mbështetjes që sjell me vete. Çdo pikë djerse, çdo buzëqeshje, çdo përshëndetje është dëshmi e humanizmit dhe forcës suaj. Ju jeni frymëzim për të gjithë ne!”, porositi Sabriu. 

Sekretari Shtetëror theksoi se një nga prioritetet e Ministrisë është përmirësimi i cilësisë së jetës së të gjithë pensionistëve. 

“Ne si Qeveri dhe Ministri përkatëse po punojmë për disa qëllime, si: përmirësimi i fuqisë financiare të pensionistëve, të cilën e mundësojmë me rritjen lineare të pensioneve, ku pensionistët për më pak se një vit do të marrin 5000 denarë pensione më të larta. Po ashtu, investojmë në ndërtimin ose sigurimin e hapësirës për shtëpi të reja dhe qendra ditore për të moshuarit, si dhe në mbështetjen e nismave nga komunat për projekte të tjera që nënkuptojnë përmirësimin e standardit dhe kushteve të jetesës së pensionistëve”, tha Sabriu. 

Ai iu referua rëndësisë së përmbushjes së qëllimeve që synojnë krijimin e një shoqërie në të cilën pensionistët do të ndihen të vlerësuar dhe të respektuar. Mbase, shtoi sekretari Sabriu, vetëm së bashku, me përkushtim dhe mirëkuptim, mund të bëjmë ndryshime të rëndësishme dhe të sigurojmë që çdo pensionist të jetojë me dinjitet, në mënyrë aktive dhe i lumtur. 

Në fund ai u uroi pensionistëve fat, shëndet dhe paraqitje të suksesshme dhe i shpalli zyrtarisht të hapura Garat e 28-të Republikane Sportive të Pensionistëve.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.