21.10.2025

Sabriu: Në një shoqëri që përpiqet për progres, frilenserët janë motori i ekonomisë së re, që këtu edhe rëndësia e hyrjes së tyre në sistemin e sigurimeve sociale

Sekretari Shtetëror i Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Sabriu, mori pjesë në Konferencën e Tretë Ndërkombëtare për Frilenserë “Freelance is for Freedom”, nën organizimin e Fondacionit Maqedonas “Impakt”.  Në event morën pjesë ekspertë vendas dhe ndërkombëtarë, të cilët ndanë përvojat dhe vizionet e tyre për të ardhmen e frilenserëve,  dhe morën pjesë më shumë se 200 frilenserë.

Në fjalimin e tij drejtuar të pranishmëve, Sabriu tha se frilenserët  janë njerëz që nuk presin mundësi — por i krijojnë ato. Njerëz që dëshmojnë se talenti nuk ka adresë.

“Mund të jetosh në Manastir, në Kratovë, në Strugë, në Bogovinë,  e të punosh për Londrën, Berlinin, Nju-Jorkun ose Tokion. Kjo e nënkupton të qenët frilenser. Kjo është fuqia e punës së lirë” - theksoi Sabriu.

Ai iu referua mundësive ekzistuese ligjore, mangësive të sistemit dhe përpjekjeve të ministrisë, të cilat gjatë periudhës së kaluar, bashkë me institucionet relevante, mw sektorin e shoqërisë civile dhe me mbështetjen e Komisionit Evropian, përgatiti projekt-dispozita ligjore dhe modele të pagesës së kontributeve, dhe me qëllim futjen e personave të vetëpunësuar jo-standardë – frilenserë në sistemin e sigurimeve sociale.

“Në një shoqëri që përpiqet për progres, frilenserët janë motori i ekonomisë së re - ata sjellin freski, inovacion dhe lidhshmëri globale. Mbështetja ndaj tyre nuk është vetëm njohje e punës individuale, por edhe investim në të ardhmen e shoqërisë moderne digjitale” - theksoi Sabriu.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.