10.06..2025
Sekretari Shtetëror, Fatmir Sabriu, u takua me Santeri Leinonen, Përfaqësues Special i OSBE-së për Çështjet e të Rinjve
Sekretari Shtetëror i Ministrisë së Politikave Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Sabriu, u takua me z. Santeri Leinonen, Përfaqësues Special i OSBE-së për Çështjet e të Rinjve.

Në takim, bashkëbiseduesit diskutuan për politikat rinore, duke konkretizuar hapat e mëtejshëm që duhen ndërmarrë për zbatimin e projekteve në fushën e paqes, sigurisë dhe të rinjve.

Të dy palët arritën në përfundimin se të rinjtë janë shtylla kryesore për ndërtimin e një rajoni të qëndrueshëm dhe të sigurt. Sekretari Shtetëror Sabriu theksoi se kjo çon edhe në angazhimin për zbatimin e politikave që do të garantojnë përfshirjen e të rinjve në krijimin e politikave shtetërore dhe proceset e vendimmarrjes.

Ky bashkëpunim me OSBE-në përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt fuqizimit të të rinjve dhe krijimit të një të ardhmeje më të sigurt për të gjithë.