22.07.2024

Takim i ministrit Limani me përfaqësues të UNFPA-së në Maqedoninë e Veriut 

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, sot ka zhvilluar takim me përfaqësues të UNFPA-së në vend.

 

Diskutimi u përqendrua në tre pika kryesore të bashkëpunimit: dhuna me bazë gjinore, demografia dhe rinia.

 

Ministri Limani u shpreh i vendosur për të ndërmarrë aktivitete dhe masa për përmirësimin e gjendjes në vend, ndërsa shefja e Zyrës së UNFPA-së në vend, Afrodita Shalja-Plavjanska, shprehu mbështetjen e saj në ballafaqimin me sfidat me të cilat përballemi si shtet dhe si shoqëri. 

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.