11.06.2025

Takim zyrtar mes ministrit Fatmir Limani dhe deputetit në Këshillin Kombëtar të Austrisë, Robert Laimer

Ministri për politikë sociale, demografi dhe të rinj, z. Fatmir Limani, gjatë vizitës së tij në Austri realizoi një takim zyrtar me deputetin në Këshillin Kombëtar të Austrisë dhe përfaqësuesin e Partisë Socialdemokrate të Austrisë, z. Robert Laimer, në kuadër të thellimit të bashkëpunimit dypalësh dhe shkëmbimit të përvojave ndërmjet dy vendeve.

Në fillim të takimit, ministri shprehu ngushëllimet dhe solidaritetin e thellë për tragjedinë që ndodhi në qytetin Graz, duke përcjellë mbështetjen dhe afërsinë e sinqertë të popullit tonë ndaj qytetarëve dhe familjeve të prekura nga ky rast tragjik.

Biseda ishte e fokusuar në mundësitë për intensifikimin e bashkëpunimit në fushat e politikës sociale, punësimit, fuqizimit të të rinjve dhe mbrojtjes së të drejtave të punëtorëve. Z. Laimer ndau praktikat e suksesshme austriake në zhvillimin e një sistemi të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës të mbrojtjes sociale, duke theksuar rëndësinë e sigurimit të barazisë sociale dhe kushteve të denja të punës për të gjithë qytetarët.

Ministri theksoi rëndësinë e përkushtimit të z. Laimer për përmirësimin e dialogut ndërparlamentar dhe nxitjen e partneritetit institucional, duke vënë në dukje përkushtimin tonë për zbatimin e reformave të qëndrueshme që do të kontribuojnë në përmirësimin e standardit të jetesës, mbështetjen e kategorive të cenueshme dhe krijimin e mundësive të reja për punësim, në veçanti për të rinjtë dhe gratë.

Të dyja palët shprehën gatishmëri për të bashkëpunuar në projekte në fushat e trajnimit profesional, përfshirjes sociale, zhvillimit të shërbimeve moderne sociale dhe mbështetjes së grupeve më të cenueshme në shoqëri.

Në fund të takimit u theksua rëndësia strategjike e përshpejtimit të procesit të integrimit evropian të vendit tonë, si garanci për stabilitet të qëndrueshëm shoqëror, zhvillim ekonomik afatgjatë dhe përafrim të politikave kombëtare me standardet dhe vlerat e Bashkimit Evropian.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.