01.12.2023
Trençevska: Asnjë fëmijë me aftësi të kufizuar nuk është tashmë në institucion, gjë që është krenari si për Qeverinë ashtu edhe për ministrinë
“Në vitet e kaluara kemi pasur bashkëpunim të shkëlqyer me Bankën Botërore në zbatimin e Projektit me përmirësimin e shërbimeve sociale. Me këtë rast dua të falënderoj ekipin që punon në projekt, i cili ka treguar rezultate të mira, mbi të gjitha për qytetarët. Jam veçanërisht e kënaqur me rezultatet në fushën e mbrojtjes së fëmijëve. Synimi ynë është të sigurojmë akses në edukimin parashkollor dhe arsimin për të gjithë fëmijët”, kështu e nisi takimin ministrja me përfaqësuesit e Bankës Botërore.
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, ka takuar sot Paolo Beli, menaxher i praktikës për mbrojtje sociale dhe punë për Afrikën Lindore dhe Jugore në Bankën Botërore, dhe Rita K. Almeida menaxhere në praktikën arsimore globale të Bankës Botërore, që mbulon rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore.
Në takim u diskutuan objektivat e Projektit për Përmirësimin e Shërbimeve Sociale dhe synimet e tij.
“Shërbimet sociale i kemi filluar në vitin 2019 dhe janë jashtëzakonisht të rëndësishme për të moshuarit në vendin tonë. Aktualisht nuk kemi asnjë fëmijë të vendosur në institucion. Në shtëpitë e grupeve të vogla, ata kanë kushte shumë më të mira jetese dhe ditët e tyre janë të mbushura me dashuri. Me Bankën Botërore, fillimisht filluam me shërbimet sociale, si shërbimi i ndihmës dhe kujdesit në shtëpi”, tha Trençevska.
Ajo theksoi se është kënaqësi e madhe të shohësh fytyrat e gëzuara të përfituesve. Ministrija tha se më e rëndësishmja për ministrinë është që këto shërbime të jenë të qëndrueshme dhe theksoi se për këtë arsye kontratat e nënshkruara me projektin vazhdojnë të realizohen nga buxheti qendror.
Në fund të takimit u diskutua edhe për mbështetjen e Bankës Botërore në pjesën e sigurimit social dhe pensioneve. Ministrja theksoi se nuk do të lejojë që të miratohet asnjë politikë që do të rrezikojë pagesën e pensioneve dhe stabilitetin e fondit pensional. Ajo theksoi se synimi i saj i vetëm është ruajtja e vazhdimësisë së plotësimit të fondit të pensioneve dhe për këtë arsye konfirmoi se përpjekjet e saj për nxjerrjen e kategorive të rrezikuara të qytetarëve nga sistemi i mbrojtjes sociale duke i përfshirë në tregun e punës do të vazhdojnë.