17.11.2025
U vendos gurthemeli për ndërtimin e një kopshti të ri në Komunën e Gazi Babës
Zëvendësministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Gjoko Velkovski, së bashku me kryetarin e Qeverisë, prof. dr. Hristijan Mickoski dhe Kryetarin e Komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski, sot vendosën gurthemelin për ndërtimin e një kopshti të ri në segmentin midis Maxharit dhe Qeramidnicës, në Komunën e Gazi Babës.

Objekti i ri do të shtrihet në një sipërfaqe prej 1.360 m² dhe do të ketë gjithsej 10 klasa - dy grupe çerdhesh dhe tetë kënde për fëmijë të moshës 2 deri në 6 vjeç. Kopshti do të ndërtohet në katin përdhesë dhe një kat, me kapacitet për t'u sistemuar për 150 fëmijë.

Vlera e projektit është 147 milionë denarë – mjete këto të siguruara përmes Thirrjes së dytë të Qeverisë në kuadër të Programit AA.