30.08.2023
MPPS: Pensionet vazhdojnë të paguhen në fillim të muajit, mënyra e rregullt e pagesës po rikthehet si para pandemisë
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton pensionistët se pensionet do të vazhdojnë të paguhen rregullisht.
Ministria njofton se me pagesën e pensionit për muajin gusht rikthehet mënyra e rregullt e pagesës në vend të pagesës së parakohshme të pensionit të vendosur për shkak të shpalljes së pandemisë në vend dhe masave të marra për mbrojtje nga koronavirus.
![](content/images/2021/logo_alb/06_Logo_MTSP_H_C_AL.jpg)
Gjatë kohëzgjatjes së pandemisë, në bashkëpunim me bankat komerciale, është bërë pagesa e parakohshme e pensioneve në katër grupe, si pjesë e rekomandimeve dhe masave për parandalimin dhe përhapjen e virusit tek pensionistët si grupmosha më e rrezikuar, dhe me qëllim për të reduktuar mbingarkesën para bankave dhe mundësitë e rrezikimit të shëndetit personal dhe publik.
Për shkak të përfundimit të pandemisë, bankat komerciale përmes përmes Shoqatave bankare të Maqedonisë (MBA) po ndërpresin praktikën e mëparshme të pagesës së parakohshme të pensioneve, me faktin se pensionet do të paguhen më datë 1 të muajit direkt nga buxheti i shtetit.