29.01.2021

Qendër e re për fëmijët në rrezik dhe Qendër e Pranimit për fëmijët-kalimtarë në kuadër të IP për kujdesin ndaj fëmijëve me probleme edukative-sociale dhe sjellje të çrregulluar

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, sot ka vizituar Institucionin Publik për kujdesin ndaj fëmijëve me probleme edukativo-sociale dhe sjellje të çrregulluar, ku për momentin në fazën përfundimtare është rindërtimi i një pjese të këtij objekti.

Më shumë

27.01.2021

 

Së shpejti fillon Projekti për mbështetjen e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut në transponimin e së drejtës së BE-së për barazi gjinore

Në takimin e sotëm midis ministres së Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska, Shefes së Zyrës së UN Woman në Shkup, Vesna Ivanoviq Kastarede dhe ekspertes rajonale që ka marrë pjesë në përgatitjen e projektit, Doli Vitberger, u prezantua Projekti “Gender mainstreaming advisory services to the North Macedonian administration at central level”.

Më shumë

27.01.2021

Takim i ministres Shahpaska me përfaqësuesit e Shoqatës së Prindërve të Fëmijëve me Paralizë Cerebrale nga Shkupi


Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, sot u takua me përfaqësuesit e Shoqatës së Prindërve të Fëmijëve me Paralizë Cerebrale nga Shkupi, ku diskutuan për rëndësinë e zhvillimit të shërbimeve sociale në nivelin lokal, në mënyrë që këto shërbime të jenë në dispozicion për ata persona që u nevojitet një gjë e tillë.

Më shumë

27.01.2021

 

Ministrja Shahpaska në panel diskutimin: “Mekanizmat ligjorë për rregullimin e marrëdhënieve të punës në kushtet e pandemisë së shkaktuar nga COVID 19: leksionet që i kemi mësuar dhe ato që duhet t’i marrim”

“Pandemia e COVID 19 nuk është vetëm krizë shëndetësore, por krizë serioze socio-ekonomike dhe psikologjike, për shkak të së cilës u ballafaquam me sfidën se si ta trajtojmë atë në mënyrën më të mirë, pa pasur implikime për shëndetin tonë, si dhe por pa pasur ndikim negativ në funksionimin normal të ekonomisë”, tha ministrja Shahpaska në seancën e dytë të ciklit të dytë të Grupit të Punës -2, Politika Sociale dhe Punësimi, që vepron në kuadër të Konventës Kombëtare për Bashkimin Evropian në R. e Maqedonisë së Veriut (NKEU -MK), i titulluar: “Mekanizmat ligjorë për rregullimin e marrëdhënieve të punës në kushtet e pandemisë së shkaktuar nga COVID 19: leksionet që i kemi mësuar dhe leksionet që duhet t’i marrim”.

Më shumë

26.01.2021

 

Takim i ministres Shahpaska me drejtorin e Entit Shtetëror të Statistikës, Simovski

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, sot u takua me drejtorin e Entit Shtetëror të Statistikës, Apostol Simovski, ku diskutuan për regjistrimin e ardhshëm në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe mbi nevojën për bashkëpunimin e mundshëm në pjesën e regjistrimit të të personave pa strehë.

Më shumë

25.01.2021

Ministrja Shahpaska në konferencën përfundimtare të projektit për “Vlerësimin e standardeve për gjykim të drejtë dhe qasje në drejtësi në lëndët gjyqësore të dhunës në familje dhe krimit nga urrejtja”

“Rregullimi i dhunës në familje në legjislacionin pozitiv e veçon Maqedoninë e Veriut midis vendeve që, përveç sigurimit të mbrojtjes adekuate për viktimat e dhunës në familje, ka vendosur edhe mbrojtje komplementare ligjore për viktimat në këto raste”, nënvizoi ministrja Shahpaska. Ajo theksoi se në vendin tonë, dhuna në familje është rregulluar edhe me legjislacionin civil dhe me atë ndëshkues.

Më shumë

25.01.2021

MPPS: Prej nesër fillon pagesa në etapa e pensioneve të janarit

 Prej nesër, 26 janar 2020 (e martë), fillon pagesa e pensioneve të dhjetorit. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informon se pensionet do të paguhen para kohe dhe në etapa, për të mundësuar mbrojtje më të madhe të pensionistëve në kushte të rrezikut nga virusi COVID-19.

Më shumë

22.01.2021

Filloi me punë Grupi konsultativ për reforma në sistemin e përkujdesjes dhe edukimit parashkollor të fëmijëve

 Grupi Punues Konsultativ, i formuar për të monitoruar procesin dhe për të bërë propozime për përmirësimin e aksesit në shërbime cilësore për zhvillimin e fëmijërisë së hershme, veçanërisht për fëmijët nga mjediset e rrezikuara sociale, mbajti takimin e tij të parë, që u zhvillua online për shkak të parandalimit dhe mbrojtjes nga Covid-19.

Ky grup konsultativ përbëhet nga përfaqësues të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, ministrive të tjera përkatëse, institucioneve shtetërore dhe ndërkombëtare, komunitetit akademik, punonjësve të institucioneve parashkollore në vend, si dhe nga përfaqësues të sektorit joqeveritar.

“Përveç faktit që jemi duke punuar në rritjen e kapaciteteve për vendosjen e fëmijëve në institucionet parashkollore, punojmë intensivisht edhe në rritjen e cilësisë së kuadrit të ngarkuar me kujdesin ndaj fëmijëve. Filluam aktivitete për krijimin e një sistemi për zhvillim profesional dhe avancim në karrierë të praktikantëve të përkujdesjes dhe edukimit parashkollor” tha ministrja Shahpaska.

Më shumë

21.01.2021

Ministrja Shahpaska mori pjesë në Takimin Përgatitor mbi Draft-Programin e Reformave Ekonomike 2021-2023

 “Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në fushën e tregut të punës vitet e fundit ka marrë pjesë aktive në pjesën e reformave strukturore, që ishin pjesë e programeve të reformës ekonomike, si: Zhvillimi dhe zbatimi i planeve individuale të punësimit që i zbaton Agjencia e Punësimit, Garancia për të rinjtë dhe Strategjia për formalizimin e ekonomisë informale 2018-2022”, theksoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, në Takimin Përgatitor për Draft-Programin e Reformave Ekonomike 2021 - 2023.

Më shumë

21.1.2021

Shahpaska: Komuna e Bogovinës e hapi kopshtin e saj të parë me kapacitet për 87 fëmijë, kujdesi për fëmijët është prioritet i ynë

 Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, sot mori pjesë në hapjen e kopshtit të ri të fëmijëve “Jeta” në vendbanimin Kamjan, Komuna e Bogovinës.

Më shumë
21.1.2021

Shahpaska në “Brifingun e mëngjesit”: Vazhdojmë të luftojmë fuqishëm kundër dhunës dhe t’i inkurajojmë viktimat të flasin qartë dhe zëshëm

“Situata në vendin tonë po ndryshon në drejtim pozitiv, veçanërisht në vitet e fundit, sepse ne flasim shumë me zë të lartë për këto çështje, sepse të organizuar si institucione, si pushtet, si parlamentarë ne bëjmë gjithçka që kontribuon në gjendjen e dhunës, dhunës në familje, ngacmimit seksual, dhe që flasim publikisht, në mënyrë që të rritet ndërgjegjja publike, duke emëruar publikisht autorët e dhunës dhe duke e shënuar dhunën si një fenomen negativ në shoqëri”, potencoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska në emisionin “Brifingu i mëngjesit”, ku ka folur mbi temën e dhunës, parandalimin e saj, inkurajimin e viktimave për ta raportuar të njëjtën dhe çfarë mekanizma ka vendi ynë në luftën kundër të gjitha formave të dhunës.

Më shumë
20.1.2021

Ministrja Shahpaska mori pjesë në panel diskutimin: “Drejtë(si) për fëmijët - BE për drejtësi për të miturit dhe drejtësi sipas masës së fëmijëve”

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska sot mori pjesë në panel diskutimin e titulluar “Drejtë(si) për fëmijët - BE për drejtësi për minorenët dhe drejtësi sipas masës së fëmijëve”, projekt i financuar nga BE-ja dhe i bashkë-financuar nga UNICEF-i, ku morën pjesë edhe ministri i Punëve të Brendshme dhe 

Më shumë

20.01.2021

MPPS: Pensionistët me pensionin e janarit marrin pensione të rritura për 1.2%, në bazë të harmonizimit me rritjen e shpenzimeve së jetesës

 Pensionistët me pensionin e janarit do të marrin pension më të madh, në bazë të harmonizimit të pensionit me rritjen e shpenzimeve të jetesës, që në gjysmën e dytë të vitit 2020, krahasuar me gjysmën e parë të të njëjtit vit, arrijnë 1.2%.

Më shumë
18.01.2021

Shahpaska: Me harmonizimin ligjor, pensionistët marrin plus 185 denarë në muaj, në nivel vjetor është rreth 2200 denarë, që është shumë më tepër se harmonizimi linear më parë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, në emisionin “24 Analiza” të TV 24 ka folur për sistemin pensional, zgjidhjen ligjore që e diela të jetë ditë jo pune, papunësinë në kushtet e pandemisë dhe politikat dhe masat për të tejkaluar më lehtë  periudhën e krizës.

Më shumë
15.01.2021

Këshilli Ekonomik-Social në seancën e sotme e miratoi Planin Operativ për Punësim për vitin 2021

Këshilli Ekonomik-Social në seancën e sotme, të kryesuar nga ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, diskutoi disa pika, ku u veçua Plani i ri Operativ për masat aktive dhe programet për punësim për vitin 2021.

Më shumë

13.01.2021

Shahpaska: Komuna e Novacit e hapi kopshtin e saj të parë me kapacitet për 50 fëmijë, kujdesi për më të vegjlit është prioritet i ynë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, sot mori pjesë në hapjen e kopshtit të ri të fëmijëve “Bambi” në Komunën e Novacit.

Më shumë

12.01.2021

Takim i ministres Shahpaska me përfaqësuesit e Qendrës për Menaxhim me Ndryshime (QMN)

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, sot zhvilloi takim pune me përfaqësuesit e Qendrës për Menaxhim me Ndryshime (QMN), të cilët punojnë në mënyrë aktive në forcimin e kapaciteteve të administratës publike, shoqërisë civile, komunitetit të biznesit, euro-integrimit, që ka për qëllim ndryshime pozitive në shoqëri

Më shumë

04.01.2021

Takim i ministres Shahpaska me Asociacionin Maqedonas të Udhërrëfyesve dhe Shoqëruesve Turistikë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, sot u takua me përfaqësuesit e Asociacionit Maqedonas të Udhërrëfyesve dhe Shoqëruesve Turistikë për të diskutuar mundësinë e rregullimit ligjor të statusit të tyre.

Më shumë

04.01.2021

MPPS: Fillon pagesa e të drejtave nga mbrojtja sociale, e fëmijëve dhe civile

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informon se nga nesër, 5 janar 2021 (e martë) fillon pagesa e të drejtave në të holla nga mbrojtja sociale, e fëmijëve dhe mbrojtja civile (të gjitha të drejtat në të holla) për muajin dhjetor 2020. 

Më shumë
Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.