04.07.2024

Takim i ministrit Limani me ambasadorin kosovar 

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, ka zhvilluar takim me ambasadorin e Republikës së Kosovës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Sh.T. Florian Qehaja.

Në takim u pajtuan që të iniciohet bashkëpunimi dhe realizimi i projekteve mes dy vendeve në fushën e politikave sociale, mbrojtjes së fëmijëve, barazisë gjinore, demografisë dhe rinisë.

Krahas diskutimit për procesin e integrimeve evropiane të dy vendeve, Limani dhe Qehaja u morën vesh që bashkërisht të shqyrtojnë mundësinë e realizimit të projekteve për të rinjtë, që do të mundësojnë kohezionin social ndërmjet të rinjve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.