27.03.2024

Husein: Prioriteti kryesor është të sigurohet një shans dhe mundësi për të gjithë

Zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale, Enver Husein mori pjesë në takimin e katërt të Komitetit të Përbashkët Drejtues për Implementimin e Kornizës për Bashkëpunim për Zhvillim të Qëndrueshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara 2021-2025 në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Më shumë

26.03.2024

Vellkovski: Do të sigurojmë mjete për renovimin e Qendrës për persona me nevoja të veçanta në Shtip

Ministri Teknik i Punës dhe Politikës Sociale, Gjoko Vellkovski, sot në kuadër të vizitave ditore në terren në qytetet e Maqedonisë, realizoi takim me punëtorët e Qendrës për punë sociale dhe vizitoi Qendrën Ditore për Persona me Aftësi të Kufizuara dhe Shoqatën e pensionistëve nga Shtipi, ku në takimet e të pranishmëve u theksuan problemet e akumuluara gjatë viteve të kaluara.

Më shumë

26.03.2024

Velkovski me apel për deputetët e LSDM-së dhe BDI-së: Mos bëni politikë në kurrizin e fëmijëve, duhen 5 minuta për t’i votuar ndryshimet

Pak ditë para shpërndarjes së Kuvendit, propozim për ndryshime ligjore në Ligjin për mbrojtjen e fëmijëve është propozuar nga ministri teknik për punë dhe politikë sociale, Gjoko Velkovski, qëllimi i të cilit është të zgjidhë problemin e mungesës së kuadrit profesional të licencuar në çerdhet në Maqedoni, Kuvendi refuzon ta vendosë si pikë të rendit të ditës, ka reaguar sot ministri Velkovski.

Më shumë

22.03.2024

Seanca e dytë e Këshillit Ekonomik dhe Social -

Paga minimale neto 22 567 denarë

Në seancën e dytë të sotme të KES-it u diskutuan disa pika, duke përfshirë përcaktimin e masës së pagës minimale, zbatimin e planit të punës së rishikimit të profesioneve për periudhën 2023, Raportin për punën e Inspektoratit Shtetëror të Punës për vitin 2023 dhe Informacion mbi pjesëmarrjen në Konferencën Ndërkombëtare të Punës në Gjenevë në qershor 2024.

Më shumë

20.03.2024

Velkovski: Me pension nën të ardhurat minimale dhe shportë konsumi prej 57.000 denarë, pensionistët mezi mbijetojnë

210.000 pensionistë në Maqedoni kanë të ardhura nën minimumin dhe me këto para mbeten të mbijetojnë nga 1 deri në 1 të muajit të ardhshëm, thotë ministri teknik për Punë dhe Politikë Sociale, Gjoko Velkovski, i cili sot u takua me pensionistët nga Kërçova dhe Gostivari.

Më shumë

18.03.2024

Velkovski: Krim milionësh në MPPS me ndihmën sociale

Në llogaritë e përfituesve të mjeteve për ndihmë të garantuar minimale janë kryer 2252 pagesa të paligjshme, me të cilat është kryer krim milionësh në MPPS përmes shpërdorimit të sistemit të mbrojtjes sociale dhe pagesës së paligjshme dhe të kundërligjshme të këtyre mjeteve, njoftoi sot ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Gjoko Velkovski.

Më shumë

15.03.2024

Velkovski: Kushtet e këqija të punës dhe të jetesës në Qendrat ditore dhe reformat joproduktive do të bëhen çështje të së kaluarës pas 8 majit

Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Gjoko Velkovski, sot në kuadër të aktiviteteve në terren vizitoi Qendrat për Punë Sociale në Kratovë dhe Kriva Pallankë, Qendrën Ditore për persona me nevoja të veçanta në Kratovë dhe Qendrën Ditore për të moshuarit m në Kriva Pallankë, ku ka inspektuar punën e të njëjës.

Më shumë

15.03.2024

K U M T E S Ë 

Në kuadër të kompetencave të ministrit teknik, sot drejtorëve të qendrave për punë sociale, qendrave ndërkomunale për punë sociale, institucioneve publike dhe të gjithë palëve të interesuara të zyrtarëve të zgjedhur dhe të emëruar që janë nën Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, ministri Gjoko Vellkovski dërgoi indikacion për shfrytëzimin e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme në pronësi të shtetit gjatë fushatës zgjedhore, në përputhje me kodin zgjedhor.

Më shumë

14.03.2024

Vellkovski: “Nuk mund ta kaloj ditën me 120 denarë”, - më thanë pensionistët nga Negotina

“Një strajcë bosh”. Nuk kam mjete, para për të blerë dhe për ta mbushur. Jo për ta mbushur, por vetëm për të vënë të paktën një simite dhe këtë mbrëmje do të ulem ashtu. Këtu është strajca bosh. Nuk mund ta kaloj ditën me 120 denarë”, tha një nga pensionistët nga Negotina, i revoltuar për rritjen e pensioneve prej vetëm 5%.

Më shumë

12.03.2024

Vellkovski: Le t'i kthejmë punëtorët tanë në shtëpi

Nën moton #Shansa për të Gjithë, sot Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Gjoko Vellkovski, në partneritet me Agjencinë për Punësim dhe Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, zyrtarisht promovuan Planin Operativ për programet aktive dhe masat për punësim dhe shërbime në tregun e punës për vitin 2024. Plani i këtij viti përfshin 15,244 përdorues fundorë, nga të cilët 11,622 persona janë në masa punësimi dhe 3.622 me shërbime.

Më shumë

11.03.2024

Ministri Vellkovski në përkujtimin e 81 vjetorit të Holokaustit të hebrenjve maqedonas

Lule të freskëta në memorialin e 7.144 hebrenjve të cilët në këtë ditë të vitit 1943 u mblodhën nga pushtuesi i atëhershëm bullgar për t'u transportuar në kampin e përqendrimit të vdekjes në Treblinka nga ku nuk u kthyen kurrë më.

Më shumë

07.03.2024

Vellkovski: Qendër e re ditore për personat me aftësi të kufizuara intelektuale dhe fizike në Kavadar në vlerë mbi 40 milionë denarë

Komuna e Kavadarit do të posedojë një qendër të re ditore për personat me aftësi të kufizuara intelektuale dhe fizike, projekt ky i financuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale me vlerë mbi 40 milionë denarë. Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Gjoko Vellkovski, gjatë vizitës së sotme deklaroi se qendra e vjetër ditore, e cila është hapur në vitin 2005, aktualisht kujdeset për 15 persona në kushte shumë të këqija dhe jo humane.

Më shumë

07.03.2024

Vellkovski: 20 fëmijë nga Drenova e Kavadarit do të kujdesen në kopshtin e ri të përshtatur për fëmijë

Me rindërtimin dhe ripërshtatjen e një objekti të vjetër në fshatin Drenovë të komunës së Kavadarit, banorët marrin një kopsht që do t'i plotësojë objektet për përkujdesjen e 20 fëmijëve të këtij fshati. Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Gjoko Vellkovski, së bashku me kryetarin e Komunës së Kavadarit, Mitko Jançev, sot kanë inspektuar kushtet hapësinore të kopshtit.

Më shumë

07.03.2024

Takimi i Sekretarit Shtetëror Bexheti me përfaqësues të Misionit të Ekspertëve në kuadër të projektit EU Socieux

Sot në ambientet e MPPS-së Sekretari Shtetëror, Flakron Bexheti pati një takim pune me përfaqësues të Misionit të Ekspertëve në kuadër të projektit të EU Socieux të bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian për shkëmbimin e të dhënave dhe informacioneve në kuadër të skemës për koordinimin e sistemeve të sigurimit social.  

Më shumë

05.03.2024

Vellkovski: 100 mijë pensionistë me të ardhura nën pagën minimale mezi ia dalin mbanë

“Për fat të keq, statistikat flasin për të dhëna shumë të këqija, përkatësisht se rreth 100.000 pensionistë, qytetarë të Republikës së Maqedonisë, fatkeqësisht jetojnë me më pak se 20.000 pension. Nëse e shihni në llogaritje është nën pagën minimale dhe mund ta imagjinoni se si këta njerëz ia dalin mbanë për të mbaruar muajin”, tha sot ministri teknik i Punës dhe Politikës Sociale, Gjoko Vellkovski, i cili ka mbajtur takim me pensionistët nga komuna e Tetovës.

Më shumë

05.03.2024

Vellkovski: 270 fëmijë janë në listën e pritjes në kopshtet në Tetovë

Mbi 270 fëmijë në Komunën e Tetovës janë në listën e pritjes për përkujdesje në kopshte, ndërsa numri i fëmijëve në territorin e Republikës së Maqedonisë është mbi 5000. Kështu deklaroi sot ministri Teknik i Punës dhe Politikës Sociale, Gjoko Vellkovski, gjatë vizitës së tij në kopshtin e fëmijëve “Rinia” në Tetovë.

Më shumë

05.03.2024

MPPS: Vijon pagesa e të drejtave nga mbrojtja sociale dhe e fëmijëve

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informon se prej sot ka filluar pagesa e të drejtave sociale, të fëmijëve dhe mbrojtjes civile për muajin shkurt 2024.

Më shumë

04.03.2024

Deinstitucionalizimi nuk duhet të bëhet një proces kuazi-reformash

Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Gjoko Vellkovski, realizoi takim me drejtorët e institucioneve publike në fushën e mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve. Njerëzit e parë të këtyre institucioneve u shprehën se procesi i deinstitucionalizimit duhet të pësojë ndryshime sa i përket personelit, veçanërisht për përdoruesit me aftësi të kufizuara në zhvillimin intelektual dhe fizik.

Më shumë

04.03.2024

Pagesa e katërt e mbështetjes financiare është planifikuar me datë 22.03.2024

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton qytetarët se sipas Ligjit për mbështetje financiare të kategorive të rrezikuara sociale të qytetarëve, mbështetja financiare do të kryhet për këto kategori të qytetarëve:

  • përfituesit e një shtese të veçantë;
  • përfituesit e së drejtës për kompensim për shkak të aftësisë së kufizuar;
  • prindër të vetëm, të cilët janë përfitues të regjistruar të ndihmës minimale të garantuar dhe
  • përfituesit e së drejtës në pension deri në 19.000 denarë.
Më shumë

01.03.2024

Pagesa e pensioneve për muajin shkurt

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se me datë 01.03.2024 (e premte) janë paguar pensionet për muajin shkurt.

Më shumë
Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.