03.07.2024

Takim Limani-Fuger: Vazhdon bashkëpunimi i përbashkët nga i cili do të përfitojnë qytetarët

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani realizoi takim me atasheun për Çështje Sociale të Ambasadës së Austrisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Harald Fuger.

Në takim u diskutua për bashkëpunimin dhe mbështetjen e deritanishme të Republikës së Austrisë në realizimin e projekteve dhe aktiviteteve në fushën e mbrojtjes sociale, mbrojtjes së fëmijëve, mbrojtjes së grupeve të margjinalizuara dhe mbrojtjes nga dhuna në familje.

Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan që bashkërisht të punohet në përmirësimin e kushteve në Qendrat ditore dhe Qendrat e punës sociale në mënyrë që t'u shërbejnë më efektivisht kategorive të caktuara të qytetarëve nën juridiksionin e Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë.

Në fund të takimit u theksuan synimet për vazhdimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, nga i cili përfitues të fundit do ta jenë të gjithë qytetarët.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.